Investitorët tërheqin fitimet - Bitcoin zbret poshtë $38,000, SHBA sanksionon “mikserin” Sinbad

Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si një reagim i investitorëve ndaj vendimit të SHBA për të vendosur sanksione ndaj të ashtuquajturit mikser të monedhave virtuale.
Departamenti i Thesarit tha në një deklaratë se mikseri i monedhave virtuale Sinbad, i cili u godit me sanksione të mërkurën, përpunoi monedha virtuale në vlera prej miliona dollarësh nga grabitjet e kryera nga Grupi Lazarus i lidhur me Korenë e Veriut, duke përfshirë grabitjet Axie Infinity dhe Horizon Bridge. Lazarus, që është sanksionuar nga SHBA, është akuzuar për kryerjen e disa prej vjedhjeve më të mëdha të monedhave virtuale deri më sot.
Në mars 2022, dyshohet se vodhi rreth 620 milionë dollarë në kriptomonedha nga një projekt në “blockchain”, i lidhur me lojën online, Axie Infinity. FBI deklaroi në janar se Lazarus ishte përgjegjës për vjedhjen e 100 milionë dollarëve nga firma amerikane e kriptomonedhave, Horizon Bridge.
Një mikser i monedhave virtuale është një softuer që grumbullon dhe përzien kriptovalutat nga mijëra adresa. Ndërkohë, kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave ra me 0.5% në 24 orët e fundit, në 1.42 trilion dollarë. Analistët e arsyetojnë rënien e djeshme të bitcoin edhe me tërheqjen e fitimeve nga investitorët afatshkurtër.
Megjithatë, në terma afatgjatë, banka Standard Chartered ritheksoi projeksionin e mëparshëm se bitcoin do të arrijë një vlerë prej 100,000 dollarë deri në fund të vitit 2024, për shkak se miratimi i ETF-ve në Shtetet e Bashkuara do të shërbejë si forcë shtytëse. Gjithashtu, Standard Chartered citoi edhe “përgjysmimin” e ardhshëm të bitcoin, një ngjarje që kufizon ofertën e monedhës dhe që parashikohet të ndodhë në 17 prill 2024.
SCAN
Sondazh

Inflacioni mbështet bursat europiane - Rritja e çmimeve në Eurozonë ngadalësohet në 2.4% për nëntorin
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët reaguan ndaj të dhënave mjaft pozitive për Eurozonën, që treguan se......

Ari tregohet pranë 2,040 dollarëve - Realizon fitime mujore prej 2.8% gjatë nëntorit
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, pas disa ditësh me radhë në rritje, ndërsa investitorët po presin të......

“Superleku” ndryshon hartën e eksporteve - Shqipëria humbet terren në tregjet italiane dhe gjermane
Eksportet e produkteve” Made in Albania” kanë vijuar rënien nga muaji në muaj, ku në Tetor arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u ulur me -4,3 %, në krahasim......

Drejt SHBA me pasaportë shqiptare, pa detyrimin 6-mujor - Vendimi dakordësohet me zyrtarët e lartë të DASH
Shqipëria është bërë pjesë e “Grupit të Klubit 6-mujor”. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme që e ka konsideruar këtë anëtarësim si një hap tjetër që......

Rekord kursimesh, eurot “lumë” edhe në vjeshtë - Depozitat, 7,2 mld lekë në tetor. Ato në lekë, me rritje anemike. Valuta shtohet 16.9%
Flukset e eurove nëpër bankat shqiptare janë shtuar edhe pas muajve të verës, duke sjellë për pasojë që depozitat bankare në vend të prekin një vlerë rekord......

KOSTT listohet në bursën e energjisë - Kompania e parë nga Kosova, numri i subjekteve shqiptare arrin në 16
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është anëtari i parë i regjistruar i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, për zonën ofertuese të Kosovës.......

Lumenjtë, zogjtë, kultura: BQE zgjedh motivet për kartëmonedhat e reja euro!
Kartëmonedhat euro do të zbukurohen ose me lumenj dhe zogj, ose me imazhe të kulturës europiane, pasi Banka Qendrore Europiane (ECB) ka zvogëluar opsionet për......

Inflacioni në Europë bie në nivelin më të ulët në dy vjet!
Europianët panë përsëri një lehtësim pasi inflacioni ra në 2.4% në nëntor, më i ulëti në më shumë se dy vjet, pasi rënia e kostove të energjisë ka lehtësuar......