Inflacioni mbështet bursat europiane - Rritja e çmimeve në Eurozonë ngadalësohet në 2.4% për nëntorin

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët reaguan ndaj të dhënave mjaft pozitive për Eurozonën, që treguan se presionet inflacioniste po zbehen.
Sipas të dhënave të Eurostat, inflacioni në Eurozonë rezultoi në 2.4% me bazë vjetore për nëntorin, nga 2.7% që parashikonin analistët e anketuar nga Reuters. Ndërsa në tetor, inflacioni ishte në 2.9%. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me 0.3% të vlerës, pranë nivelit më të lartë në 10 muajt e fundit.
Sektori i naftës dhe gazit po realizon performancën më të mirë, në rritje me 1.6%, ndërsa investitorët ishin në pritje të takimit të OPEC dhe aleatëve të tjerë, me në krye Rusinë, ku do të diskutohen kuotat e prodhimit. Më herët, të dhënat ekonomike treguan se inflacioni në Francë u ngadalësua në 3.4% me bazë vjetore në nëntor, nga 4% që ishte në tetor.
Të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë për Francën, të publikuara gjithashtu të enjten, pasqyruan një rënie prej 0.1%. Edhe në sesionin e kaluar, bursat europiane u mbyllën në rritje, pasi inflacioni në Gjermani u ngadalësua në 2.3% për nëntorin, nga 2.6% që parashikonin analistët.
Gjithashtu, investitorët do të jenë të fokusuar edhe te samiti mbi klimën, COP28 që fillon ditën e sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej gati tre dekadash, qeveritë nga mbarë bota janë mbledhur pothuajse çdo vit, për të dhënë një përgjigje globale ndaj emergjencës klimatike.
Sipas Konventës të OKB-së të vitit 1992 për ndryshimet klimatike, çdo vend është i detyruar me traktat të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike dhe të gjejë mënyra për të reduktuar emetimet e gazeve serrë.
SCAN
Sondazh

Ari tregohet pranë 2,040 dollarëve - Realizon fitime mujore prej 2.8% gjatë nëntorit
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, pas disa ditësh me radhë në rritje, ndërsa investitorët po presin të......

“Superleku” ndryshon hartën e eksporteve - Shqipëria humbet terren në tregjet italiane dhe gjermane
Eksportet e produkteve” Made in Albania” kanë vijuar rënien nga muaji në muaj, ku në Tetor arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u ulur me -4,3 %, në krahasim......

Drejt SHBA me pasaportë shqiptare, pa detyrimin 6-mujor - Vendimi dakordësohet me zyrtarët e lartë të DASH
Shqipëria është bërë pjesë e “Grupit të Klubit 6-mujor”. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme që e ka konsideruar këtë anëtarësim si një hap tjetër që......

Rekord kursimesh, eurot “lumë” edhe në vjeshtë - Depozitat, 7,2 mld lekë në tetor. Ato në lekë, me rritje anemike. Valuta shtohet 16.9%
Flukset e eurove nëpër bankat shqiptare janë shtuar edhe pas muajve të verës, duke sjellë për pasojë që depozitat bankare në vend të prekin një vlerë rekord......

KOSTT listohet në bursën e energjisë - Kompania e parë nga Kosova, numri i subjekteve shqiptare arrin në 16
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është anëtari i parë i regjistruar i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, për zonën ofertuese të Kosovës.......

Lumenjtë, zogjtë, kultura: BQE zgjedh motivet për kartëmonedhat e reja euro!
Kartëmonedhat euro do të zbukurohen ose me lumenj dhe zogj, ose me imazhe të kulturës europiane, pasi Banka Qendrore Europiane (ECB) ka zvogëluar opsionet për......

Inflacioni në Europë bie në nivelin më të ulët në dy vjet!
Europianët panë përsëri një lehtësim pasi inflacioni ra në 2.4% në nëntor, më i ulëti në më shumë se dy vjet, pasi rënia e kostove të energjisë ka lehtësuar......

Papunësia gjermane arrin në shkallën më të lartë në më shumë se dy vjet!
Papunësia e Gjermanisë arriti në 5.9% në nëntor, nga 5.8% e tetorit, sipas shifrave të fundit të Zyrës Federale të Punës. Kjo është norma më e lartë që nga......