Euro ndal forcimin përballë dollarit - Inflacioni në Eurozonë rezulton më i ulët se parashikimet

Monedha europiane, euro është dobësuar ndjeshëm në sesionin e sotëm, për shkak se inflacioni në Eurozonë u ngadalësua më shumë se parashikimet e analistëve për nëntorin. Në anën tjetër, fitimet e dollarit amerikan janë kufizuar nga pritshmëritë se Rezerva Federale do të ulë normat e interesit në SHBA, gjatë gjysmës së parë të vitit 2024.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.7, jo shumë larg nivelit më të ulët në 3 muajt e fundit. Ky indeks ka humbur rreth 3.7% të vlerës, gjatë nëntorit.
Sipas të dhënave të Eurostat, inflacioni në Eurozonë u ngadalësua në 2.4% me bazë vjetore për nëntorin, nga 2.9% që ishte në tetor.
Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një shifër prej 2.7%. Edhe inflacioni bazë, që vëzhgohet nga afër nga Banka Qendrore Evropiane dhe përjashton efektet e paqëndrueshme të energjisë, ushqimit, alkoolit dhe duhanit, gjithashtu ra më shumë se sa pritej, duke u ulur në 3.6% në nëntor, nga 4.2% që ishte në tetor. Investitorët po presin edhe komentet që do të bëjë të premten, presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell.
Një ditë më parë, guvernatori i Rezervës Federale, Christopher Waller, sinjalizoi se normat e interesit mund të ulen së shpejti, nëse inflacioni shfaq shenja të ngadalësimit. Ndër zhvillimet e tjera, pritshmëritë se Banka e Japonisë do ti japë fund normave negative të interesit e kanë mbështetur jenin, që është tërhequr nga niveli më i ulët në thuajse 1 vit, në raport me dollarin amerikan. Tashmë, investitorët i kanë ndryshuar pritshmëritë edhe në lidhje me Bankën Qendrore Europiane dhe presin që ulja e parë e interesave mund të vijë në muajin prill të vitit 2024.
SCAN
Sondazh

Investitorët tërheqin fitimet - Bitcoin zbret poshtë $38,000, SHBA sanksionon “mikserin” Sinbad
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si një reagim i investitorëve ndaj......

Inflacioni mbështet bursat europiane - Rritja e çmimeve në Eurozonë ngadalësohet në 2.4% për nëntorin
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët reaguan ndaj të dhënave mjaft pozitive për Eurozonën, që treguan se......

Ari tregohet pranë 2,040 dollarëve - Realizon fitime mujore prej 2.8% gjatë nëntorit
Ari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan, pas disa ditësh me radhë në rritje, ndërsa investitorët po presin të......

“Superleku” ndryshon hartën e eksporteve - Shqipëria humbet terren në tregjet italiane dhe gjermane
Eksportet e produkteve” Made in Albania” kanë vijuar rënien nga muaji në muaj, ku në Tetor arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u ulur me -4,3 %, në krahasim......

Drejt SHBA me pasaportë shqiptare, pa detyrimin 6-mujor - Vendimi dakordësohet me zyrtarët e lartë të DASH
Shqipëria është bërë pjesë e “Grupit të Klubit 6-mujor”. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme që e ka konsideruar këtë anëtarësim si një hap tjetër që......

Rekord kursimesh, eurot “lumë” edhe në vjeshtë - Depozitat, 7,2 mld lekë në tetor. Ato në lekë, me rritje anemike. Valuta shtohet 16.9%
Flukset e eurove nëpër bankat shqiptare janë shtuar edhe pas muajve të verës, duke sjellë për pasojë që depozitat bankare në vend të prekin një vlerë rekord......

KOSTT listohet në bursën e energjisë - Kompania e parë nga Kosova, numri i subjekteve shqiptare arrin në 16
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është anëtari i parë i regjistruar i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, për zonën ofertuese të Kosovës.......

Lumenjtë, zogjtë, kultura: BQE zgjedh motivet për kartëmonedhat e reja euro!
Kartëmonedhat euro do të zbukurohen ose me lumenj dhe zogj, ose me imazhe të kulturës europiane, pasi Banka Qendrore Europiane (ECB) ka zvogëluar opsionet për......