“Misteri” i tenderit të blerjes së energjisë - Platforma e OSHEE, jashtë funksioni. Asnjë detaj për garën ku mori pjesë KESH

Në fund të vitit që sapo lamë pas, qeveria njoftoi se kompanitë e lidhura në tensionin 35 KV, që kanë dalë në tregun e liberalizuar në vitin 2019, do të mund ta sigurojnë energjinë me 34 lekë/ kWh. Kjo pasi, kishte shtyrë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të merrte pjesë në procedurën e blerjes të hapur nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, duke hyrë në garë me çmim preferencial përballë 7 kompanive, që ofruan çmime tregu.
Megjithatë, të dhënat mbi këtë tender nuk janë publike, ndërsa OSHEE refuzoi kërkesën e TV SCAN për t’i vënë në dispozicion, ndonëse u angazhua për të kundërtën. Në takimin me përfaqësues të bizneseve dhe prodhuesve të energjisë, ku ministrja e Infratsrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije lajmin, deklaroi se procedura ka qenë tërësisht e ligjshme dhe transparente.
Por, pavarësisht këtyre deklaratave, procedura e blerjes së energjisë nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, jo vetëm që nuk ka qenë transparente, por platforma online ku kryhen këto transaksione e që menaxhohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është jashtë funksioni.
Si rregull, në kalendarin që është pjesë e kësaj platforme publikohet tenderi me të dhënat mbi sasinë e energjisë që kërkohet të blihet, ndërsa në përmbyllje të procedurës prokuruese bëhen publike kompanitë që marrin pjesë dhe çmimet që ofertojnë.
Por, ndryshe nga kjo praktikë e mëparshme, nuk ekziston asnjë e dhënë mbi kohën kur është kryer kjo procedurë, kompanitë pjesëmarrëse dhe përse Korporata Elektorenergjetike Shqiptare është shpallur fituese. OSHEE nuk dha një përgjigje për TV SCAN mbi arsyet e mosfunskionimit të platformës. E njëjta praktikë e mungesës së transparencës është ndjekur edhe nga KESH, përgjatë gjithë vitit që lamë pas, duke mos dhënë asnjë detaj mbi kompanitë, që qarkullojnë miliona euro nga paratë publike.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Sa para do t’u marrë shteti prodhuesve të energjisë me taksën e re - Aplikimi i ‘solidaritetit të detyrueshëm’ nis në 3-mujorin e parë
Qeveria planifikon të mbledhë 8.3 mld lekë nga taksa shtesë për prodhuesit e energjisë, teksa kryeministri Edi Rama njoftoi se mbledhja e saj do të nisë brenda......

Regjistër me shkeljet, gjobat dhe dënimet e ndërtuesve - Do bëhet publik historiku profesional i kompanive zhvilluesve, zbatuesve e mbikqyrësve
Më 27 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e një regjistri ku do të pasqyrohen të dhënat e të gjithë subjekteve që......

Qeveria nuk ka fonde për menaxhimin e mbetjeve! - Shqipëria, larg direktivave europiane për mbrojtjen e mjedisit
Menaxhimi i mbetjeve në vendin tonë do të jetë një sfidë edhe për 3-vjecarin e ardhshëm pasi vet qeveria pranon se ka mungesë fondesh për këtë sektor. “Në......

Shalqinjtë shqiptarë, produkti më i kërkuar në Europë! - Rriten me 50 milionë dollarë eksportet bujqësore, shesim në 78 shtete të botës
Viti 2022 ka qenë i mbarë për prodhuesit të cilët kanë lidhur kontrata eksporti me vendet e Evropës dhe Rajonit, pasi ka pasur një rritje të ndjeshme në vlerë......

Çfarë duhet të presim nga ky vit? - Beqiri, për “Studio Intel”: Kriza do të vazhdojë, nevojitet lehtësi fiskale
I ftuar në emisionin “Studio Intel” për të diskutuar mbi cfarë ka ndodhur me ekonominë shqiptare në vitin 2022, por edhe pritshmëritë për vitin 2023, eksperti......

Shqiptarët u varfëruan që para krizës - Rreth 623 mijë persona në rrezik. Përkeqësohen të gjithë treguesit e varfërisë në 2021-shin
Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë jetojnë nën kufirin për të qenë të varfër tregojnë të dhënat nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” për vitin......

Ndërtimet pa leje në Shqipëri, me 1 euro. Sa duhet të paguajnë subjektet shkelëse për të riblerë sërish pronën
Qeveria ka avancuar me iniciativën për konfisikimin e objekteve të ndërtuara pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Surpriza e hidhur për Shell, 2 miliard dollarë taksa shtesë - Kompania regjistroi fitime rekord pavarësisht reduktimit të prodhimit
Fitimet nga operacionet e tregtimit të gazit natyror të lëngshëm të Shell, konsiderohen të jenë shumë të larta në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas,......