“Mirësevini” në vendin pa para cash! - Në Suedi, transporti publik, muzetë dhe dyqanet nuk pranojnë më para në dorë

Në Suedi portofoli dhe paratë cash nuk hyjnë në punë pothuajse për asgjë. Vendi nordik është shumë pranë braktisjes totale të kartmonedhave dhe monedhave. Vendi më pranë saj në këtë drejtim është vetëm Norvegjia. Hekurudhat, transportet publike, muzetë por dhe dyqanet – përfshi zonat më të thella – refuzojnë paratë në dorë. Pagesat kryhen të gjitha me kartë ose me aplikacine të caktuara në celularë.
Tabelat ku shkruhet: “Nuk pranohen para cash” janë pothuajse kudo. Faqja e internetit “Visit Stockholm” paralajmëron turistët - veçanërisht të huajt - se nuk është e mundur të paguajnë biletat e autobusëve me para në dorë. Hekurudhat shtetërore në fakt nuk pranojnë para cash. Mediat në vend raportojnë mbi fenomenin dhe përshkruajnë Stokholmin, Goteborgun dhe Malmö-n si komunitete praktikisht pa para, ndërsa në qytetet më të vogla dhe rajonet bujqësore përdorimi i monedhave dhe kartëmonedhave është ende relativisht i shpeshtë.
Ndër veçoritë lokale është dhe fenomeni Swish. Aplikacioni i krijuar në vitin 2012 nga bashkëpunimi midis gjashtë bankave të mëdha suedeze, nën kujdesin e Riksbank, banka qendrore e Stokholmit, lejon edhe transferta minimale - në formën e transfertave bankare - përmes smartphone. Në vend përdoret dhe vlerësohet aq shumë sa ka gjeneruar një folje, swisha, "swishare". Shumë i dashur nga të rinjtë, lejon, për shembull, një grup miqsh të shkojë në një restorant, të paguajë me kartë dhe të ndajë shpenzimet me qetësi. Por mund të përdoret vetëm nga ata që kanë një llogari bankare në Suedi. Një tjetër mënyrë tipike pagese brenda dhe përreth Stokholmit, është ID-ja e Bankës, identiteti dixhital bankar.
Sondazhet dhe numrat e përmendur në raportin dyvjeçar mbi mënyrat e pagesave të miratuara në Suedi, publikuar nga Riksbank, zbulojnë se në vitin 2020 në një kampion prej 2 mijë personash të moshës 18-80 vjeç, 92% u përgjigjën se kishin përdorur karta.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Turistët “bojkotojnë” Katarin - Priteshin 1.2 milionë vizitorë, janë regjistruar vetëm 765 mijë të tillë
Katari ka regjistruar vetëm 765 mijë vizitorë gjatë dy javëve të para të Kupës së Botës, sipas organizatorëve në një raport të publikuar ng agjencia e lajmeve......

Grekët, pesimistë për të ardhmen e ekonomisë - Një në dy punonjës të sektorit privat janë të shqetësuar për punën e tyre
Pesimizmi për të ardhmen e ekonomisë greke dhe shqetësimet për kostot që lidhen me energjinë dhe nevojat bazë, si ushqimi janë mbizotëruese. Ndërkohë,......

E drejta për t’u “harruar” nga Google - Kompania duhet të “zhdukë” të dhënat e pasakta
Njësia e alfabetit Google duhet të heqë sa më parë të dhënat nga rezultatet e kërkimit në internet nëse përdoruesit mund të vërtetojnë se janë të pasakta.......

Dollari, “mbreti” i valutave në 2023 - Sondazhi i Reuters, viti i ardhshëm pritet t’i japë fund politikave shtrënguese
Dollari do të forcohet sërish kundrejt monedhave të tjera në muajt e ardhshëm, me kërcënimin në rritje të recesionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe......

Shqiptarët nuk pyesin për çmimet, rriten 58% udhëtimet jashtë - Janar-tetor 2022, u paguan 15 milionë dollarë në total për kartonin jeshil të makinave
Çmimet e rritura të karburanteve nuk i kanë stepur shqiptarët në lëvizjet e tyre me makina jashtë kufijve, përkundrazi. Udhëtimet me makinat personale janë......

Sulmet kibernetike, Qeveria “blindon” nënshkrimet elektronike - Ligj i ri për identifikimin digjital, do autentifikohen faqet e internetit, siguri transaksioneve
Ndërsa Shqipëria përjetoi për disa muaj me radhë një seri sulmesh kibernetike, nënshkrimet elektronike të bizneseve mbeten pikëpyetja por edhe frika më e......

Shqipëria ‘hap dyert’ për mish derri nga 14 shtete, por me disa kushte - Mbarështimi vendas humbet 21 mijë krerë në 5 vjet!
Shqipëria ka rikonfirmuar dyert e hapura për importin masiv të mishit të derrit që vjen nga 14 shtete, europiane dhe të rajonit. Referuar urdhrit më të fundit......

Në Shqipëri çdo ditë, 6300 metra katrorë ndërtime - Analiza e lejeve të ndërtimit prej 1995-ës dhe vitet e “boom”-it
“Scan Intel” ka analizuar lejet e ndërtimit ndër vite, në mbi dy dekada për të kuptuar ecurinë e tyre, vitet kur janë dhënë më shumë leje, ato kur janë dhënë......