Miratohet kredia për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit - Qeveria ratifikon marrëveshjen e huasë me BERZH për projektin e rehabilitimit

Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua në shkurt të këtij viti, ndërkohë që pas miratimit nga Këshilli i Ministrave ajo do të duhet të kalojë në Parlament për të hyrë në fuqi.
Sipas të dhënave të bëra publike më herët, kredia e BERZH kap vlerën e 98.75 mln euro, ndërkohë që kosto totale për rehabilitimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit përllogaritet në 373.15 mln euro.
Struktura e financimit për këtë projekt ndahet midis kredive të dhëna nga BERZH dhe Banka Evropiane Investimeve, një granti të Bashkimit Evropian dhe mbulimit të TVSH-së nga buxheti i shtetit. Granti i BE-së kap vlerën e 137.9 mln euro, ndërsa kredia e BEI, 120 mln.
Tashmë, edhe me këtë të fundit është nënshkruar marrëveshja e huasë, teksa ngjashëm me kredinë e dhënë nga BERZH ajo duhet të kalojë në qeveri e më pas në Parlament për t’i hapur rrugë disbursimit.
Kjo linjë hekurudhore përshkon ultësirën perëndimore me stacione në Vorë – Mamurras – Laç – Milot – Lezhë – Shkodër – Koplik – Hani i Hotit, ku bëhet dhe lidhja me Malin e Zi. Komuniteti i Transportit ka vlerësuar se rehabilitimi i saj do të sjellë një sërë përfitimesh në drejtim transportit të pasagjerëve, mallrave, por edhe mjedisit.
Edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si një nga kreditoret e projektit e vë theksin te përfitimet mjedisore dhe sociale, që do të sjellë zbatimi i tij. Gjatësia e kësaj linje hekurudhore është 120 kilometra.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Mali i Zi, arrestohet drejtuesja e Agjencisë Kundër Korrupsionit - U akuzua politikisht se nuk hetoi vlerën e orëve të Gjukanovicit
Drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi, Jelena Perovic, u arrestua në zyrën e saj me urdhër të Prokurorisë Speciale malazeze.......

Risitë në tregun e telekomunikacioneve - Pr/ligji, stimulim i konkurrencës dhe rritje e investimeve në rrjetet 5G
Stimulimi i konkurrencës dhe rritja e investimeve në rrjetet 5G dhe me kapacitet shumë të lartë, në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të mund të gëzojë lidhje me......

Fasonët, në situatë alarmante! - Në mars tekstilet dhanë kontributin më të lartë në rënien e eksporteve
Në muajin mars të këtij viti duket se eksportet në vlerë vijuan të thellohen edhe më tej, duke përshpejtuar rënien krahasuar me shkurtin. Kështu, shifrat nga......

Skema e re për energjinë e furrave të bukës - Efektet financiare, OSHEE s’pret rritje të të ardhurave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk parashikon rritje të të ardhurave nga ndryshimi i çmimit të energjisë për furrat e bukës. Dy ditë pas......

Nga indeksimi tek kontributet, si do ndryshojë skema e pensioneve? - Deputetja e PS-së, Resulaj: Rritja, e diferencuar. Do rishikohen edhe rimbursimet
Nga vlerësimet e deritanshme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet......

Nga “Shqipëria 1 euro”, në “Shqipëria partnere” - Peleshi: Investitorë të huaj, interes për industrinë tonë ushtarake”
Industria ushtarake në Shqipëri pritet të riaktivizohet. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, investitorët e huaj kanë shfaqur interes nga ku ka patur......

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, në Kuvend - Pritet ratifikimi. Do të përfitojnë rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë
Pas nënshkrimit në Romë në fillim të muajit shkurt nga dy ministrat e jashtëm, qeveria shqiptare ka dërguar për ratifikim në Kuvend marrëveshjen me qeverinë......

Projekti hekurudhor i Korridorit VIII, në vëmendje të BE - Financohen 418 milionë euro për segmentin Durrës-Maqedoni e Veriut
Projekti për dy segmentet hekurdhurore shqiptare të Korridorit VIII është në fazë përgatitore, ka bërë të ditur Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.......