Mali i Zi, arrestohet drejtuesja e Agjencisë Kundër Korrupsionit - U akuzua politikisht se nuk hetoi vlerën e orëve të Gjukanovicit

Drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi, Jelena Perovic, u arrestua në zyrën e saj me urdhër të Prokurorisë Speciale malazeze. Prokuroria nuk ka bërë të ditur arsyen e arrestimit të saj, por në fund të marsit ishte deklaruar se po zhvilloheshin hetime për shpenzime të papërshtatshme të parave. Parregullsitë në punën e agjencisë ishin vërejtur nga inspektorët e Ministrisë së Financave.
Në gjetjet e tyre, të dorëzuara në Prokurorinë Speciale të Shtetit, thuhet se Peroviq në vitin 2023 ka marrë për punë jashtë orarit rreth 13,500 euro, në kundërshtim me Ligjin për pagat e të punësuarve në sektorin publik.
Vitin e kaluar, një OJQ, paraqiti një kallëzim penal kundër Perovic, duke pretenduar keqpërdorim të postit zyrtar. OJQ-ja pretendoi se Perovic mori një vendim të paligjshëm duke i caktuar vetes dhe ndihmësit të saj dy makina zyrtare në pronësi të agjencisë për përdorim të përhershëm.
Perovic në mënyrë të përsëritur mohoi të gjitha akuzat e bëra ndaj saj në publik. Ndërkohë partitë në pushtet e kanw akuzuar atw se po mbronte zyrtarë të lartë të ish-Partisë së Milo Gjukanoviç. Më 20 mars, ajo tha se një hetim i nisur nga agjecia për vlerën e orëve të Gjukanoviç ishte në fazën përfundimtare dhe publiku do të informohej për vendimin e agjencisë rreth datës 10 prill.
Kjo nuk ndodhi. Arrestimi i Perovic u përshëndet nga zëvendëskryeministri Aleksa Becic i cili tha se aksioni dërgoi një sinjal të qartë se Mali i Zi do të vazhdojë me dorën e fortë të një shteti të drejtë dhe të vendosur.
Arrestimi është i fundit në një sërë veprimesh të iniciuara nga Prokuroria Speciale e Shtetit. Ish-kryeprokurori i posaçëm Milivoje Katniç dhe ish-zëvendësdrejtori i policisë Zoran Lazovic u arrestuan të dielën.
SCAN
Sondazh

Risitë në tregun e telekomunikacioneve - Pr/ligji, stimulim i konkurrencës dhe rritje e investimeve në rrjetet 5G
Stimulimi i konkurrencës dhe rritja e investimeve në rrjetet 5G dhe me kapacitet shumë të lartë, në mënyrë që çdo qytetar shqiptar të mund të gëzojë lidhje me......

Fasonët, në situatë alarmante! - Në mars tekstilet dhanë kontributin më të lartë në rënien e eksporteve
Në muajin mars të këtij viti duket se eksportet në vlerë vijuan të thellohen edhe më tej, duke përshpejtuar rënien krahasuar me shkurtin. Kështu, shifrat nga......

Skema e re për energjinë e furrave të bukës - Efektet financiare, OSHEE s’pret rritje të të ardhurave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk parashikon rritje të të ardhurave nga ndryshimi i çmimit të energjisë për furrat e bukës. Dy ditë pas......

Nga indeksimi tek kontributet, si do ndryshojë skema e pensioneve? - Deputetja e PS-së, Resulaj: Rritja, e diferencuar. Do rishikohen edhe rimbursimet
Nga vlerësimet e deritanshme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet......

Nga “Shqipëria 1 euro”, në “Shqipëria partnere” - Peleshi: Investitorë të huaj, interes për industrinë tonë ushtarake”
Industria ushtarake në Shqipëri pritet të riaktivizohet. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, investitorët e huaj kanë shfaqur interes nga ku ka patur......

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, në Kuvend - Pritet ratifikimi. Do të përfitojnë rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë
Pas nënshkrimit në Romë në fillim të muajit shkurt nga dy ministrat e jashtëm, qeveria shqiptare ka dërguar për ratifikim në Kuvend marrëveshjen me qeverinë......

Projekti hekurudhor i Korridorit VIII, në vëmendje të BE - Financohen 418 milionë euro për segmentin Durrës-Maqedoni e Veriut
Projekti për dy segmentet hekurdhurore shqiptare të Korridorit VIII është në fazë përgatitore, ka bërë të ditur Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.......

Si ndahen bizneset sipas formës së regjistrimit? - Në tre muajt e parë të vitit, 3.915 subjekte janë “Person Fizik”
Bizneset në vendin tonë regjistrohen në disa forma të ndryshme ligjore. Kështu duke filluar biznese si person fizik, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar,......