Ministria e Financës publikon performancën 4 mujore e të ardhurave dhe shpenzimeve - Të ardhurat totale në masën 187.8 miliardë Lekë
Të ardhurat totale për 4 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 107 % të planit të 4 mujorit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e katërt të vitit 2022, arritën në rreth 168.5 miliard LEK me një realizim në masën 95 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.4 përqind më i lartë ose 725 milion LEK më shumë.
Niveli i suficitit për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.2 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 14.8 miliard LEK.
Performanca Paraprake 4-Mujore e të Ardhurave dhe ShpenzimeveTë Ardhurat
Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 187.8 miliardë Lekë ose 107 % të planit të 4-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 34.7 miliard lekë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 165.1 miliardë lekë, 33.2 miliardë ose 25.2% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 10.1 miliardë ose 6.5% më shumë se plani 4-mujor për vitin 2022. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 65.5 miliardë lekë, 12.7 miliardë lekë ose 24% më shumë se 4 muori 2021, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 3 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 4 mujorin e vitit 2022.
Të ardhurat nga TVSH në import për 4 mujorin rezultojnë 46.6 miliardë lekë, 10.7 miliardë lekë ose 29.7 % më shumë se një vit më parë, si dhe 2.1 miliardë ose 4.7% më shumë se plani për 4 mujorin 2022.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 15.1 miliardë lekë, 1 miliardë lekë ose 7.4% më shumë se viti 2021, si dhe 1 miliardë lekë ose 6.3% më pak se plani i akcizës për 4 mujorin 2022.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.4 miliardë lekë, 649 milionë ose 81.1% me shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 136.3% kundrejt planit.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2.4 miliardë lekë, 300 milionë lekë ose 14.5% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe realizim në masën 121.6% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 4 mujorin 2022 u realizuan në masën 99.6 miliardë lekë, 20.5 miliardë ose 26% më shumë se 4 mujori i vitit të kaluar, si dhe 8.1 miliardë lekë, ose 8.9% më shumë se plani i 4 mujorit 2022.Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 14.2 miliardë lekë, 7.1 miliardë ose 99.5% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 790 milionë ose 5.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 4 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 4 mujore 2022 janë 3.9 miliardë lekë, 6.6 miliardë lekë ose 63.1% më pak se 4 mujori 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 28.2% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 4 mujorin 2022.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 18 miliardë lekë 5 miliardë lekë, ose 38.1% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 5.4 miliardë lekë ose 43.1% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 14.7 miliardë lekë, 1.8 milardë lekë ose 13.7% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 354 milionë ose 2.5% më shumë se plani i 4 mujorit 2022.
Taksat nacionale, për peridhën 4 mujore 2022 u realizuan në masën 14.2 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 20.7% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 8.4% më shumë se plani i përcaktuar për 4 mujorin 2022.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 38.6 miliardë lekë, 4.3 miliardë lekë ose 12.5% më shumë se 4 mujori 2021, si dhe realizim 101.4 % të planit për 4 mujorin 2022.
ShpenzimetShpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e katërt të vitit 2022, arritën në rreth 168.5 miliard LEK me një realizim në masën 95 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.4 përqind më i lartë ose 725 milion LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 4 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 26.4 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 26 përqind të planit vjetor sipas Aktik Normativ nr.3, datë 12.03.2022 (AN nr.3).
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 4 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97.7 përqind dhe 87.5 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 28.6 përqind dhe 13 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 28.9 përqind dhe 14.2 përqind të planit vjetor sipas AN nr.3.
Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 145.1 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 3.7 përqind më i lartë ose rreth 5.1 miliard LEK më shumë.
Shpenzimet kapitale për periudhën 4 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 15.5 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 43.7 përqind më i ulët ose rreth 12.06 miliard LEK më pak.
Niveli i suficitit për periudhën 4 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.2 miliard LEK nga rreth 1.34 miliard lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 14.8 miliard LEK, për periudhën 4 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit. SCANSondazh

Stabilizim i çmimeve deri në fund të vitit - Banka Qendrore në Maqedoninë e Veriut pret rritje te ekonomisë 2,9% këtë vit!
Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska Bezhovska, shprehet se në gjysmën e parë të këtij viti do të arrihet......

BE tregon si do paguhet gazi rus - Mënyrat e ligjshme për të shlyer faturat me Moskën
Komisioni Europian ka shpjeguar se si kompanitë e bllokut do të mund të paguajnë për gazin rus pa shkelur sanksionet e vendosura ndaj Moskës, në një udhëzues......

Italia heton bankomatet: Duhet justifikuar shuma e tërhequr dhe shpenzimet!
Qeveria e Mario Dragit në Itali ka vendosur si prioritet betejën kundër evazionit fiskal. Si pasojë bankomatet dhe pagesat kesh do të jenë në objektivin e......

Ministrja britanike: Punoni më shumë! - Rritja e çmimeve: Gjeni një punë që paguhet më mirë!
Një ministre e qeverisë britanike i sugjeroi njerëzve që po përballen me shtrenjtimin e vazhdueshëm të jetesës, që të punojnë me orë të zgjatura; ose të gjejnë......

Tregtia me Kosovën e RMV “kushton” më shumë - Shifrat e INSTAT tregojnë çfarë ka ndodhur me shkëmbimet tregtare në 4 muaj
Shqipëria ka rritur ndjeshëm nivelin e shkëmbimeve tregtare me rajonin në muajt e parë të këtij viti, të paktën në vlerë monetare. Në periudhën janar-prill......

Kina ka ndërtuar ‘në heshtje’ një platformë blockchain. Ja çfarë dimë për të deri tani!
Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se vendi i tij duhet të “kapë mundësitë” e paraqitura nga teknologjia blockchain. Në një fjalim në vitin 2019,......

Prill “i thyer” në importet e Shqipërisë nga Ukraina - Eksportet u rritën, por importet ranë në nivelin 140 milionë lekë!
Konflikti ushtarak në Ukrainë po ndikon ndjeshëm në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, dhe tashmë ka filluar të japë efektet e para. Ajo që konstatohet nga......

Hapen 2 ankandet e bonove 10 miliardë lekë - Në total, për majin shuma arrin në 33 miliardë lekë
Këtë të marte është çelur ankandi i bonove të thesarit në vlerë 10 miliardë lekë. Në ankandin e parë janë bonot e thesarit 3 mujore, me vlerë 1 miliardë......