Europa Postuar më 17 Maj 2022, 13:13

Italia heton bankomatet: Duhet justifikuar shuma e tërhequr dhe shpenzimet!

Nga SCAN TV

Qeveria e Mario Dragit në Itali ka vendosur si prioritet betejën kundër evazionit fiskal. Si pasojë bankomatet dhe pagesat kesh do të jenë në objektivin e ekzekutivit duke bërë që për qytetarët të ketë ndryshime të rëndësishme.

Paraja “cash” është mjeti i vërtetë që lejon evazionin fiskal pikërisht sepse është falë saj që pagesat mund të jenë të fshehta dhe të mos lënë asnjë gjurmë.

Në bazë të iniciativës së re të qeverisë italiane bankomati kthehet në një objekt në qendër të vëzhgimit sepse falë super bankës së të dhënave për llogaritë bankare cdo lëvizje e qytetarit me llogarinë e tij bankare, kartën e kreditit apo bankomatit do të mbahet nën kontroll të kujdesshëm nga tatimet. Për tërheqje shumë të shpeshta nga bankomati, apo shifra të ulëta në krahasim me stilin e jetesës së një familjeje, do të ketë kontrolle.

Në fakt bankomati është një radiografi e vërtetë të asaj që një familje bën nga këndvështrimi ekonomik. Dhe nëse kjo nuk do të jetë në linjë me atë që thuhet në deklarimin e pasurisë, do të ketë probleme.

Por risitë e qeverisë italiane kanë të bëjnë sidomos me pagesat në dyqane. Në fakt duke filluar nga muaji qershor ndryshon tërësisht mënyra e pagesë së qytetarëve kur bëjnë blerje. Deri tani nëse blihej mund të zgjidhej nëse do paguhej me para në dorë apo me kartë krediti.

Nuk kishte kufizime të vecanta. Por duke filluar nga muaji qershor klienti është i lirë të zgjedhë se me cfarë do të paguajë, për cfarëdo lloj shifre. Dhe nëse tregtari apo pronari i dyqanit nuk pranon, do të gjobitet me 30 euro. Por dhe gjoba do të varet nga vlera e mallit që klienti kërkon të blejë: sa më i shtrenjtë produkti aq më e lartë gjoba.

Shoqatat e tregtarëve po e kundërshtojnë ashpër këtë risi pasi është një moment shumë i vështirë për kategorinë në fjalë, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse. Në fakt nuk është e qartë as mënyra se si do të vendoset gjoba: klienti do të telefonojë policinë e cila do të vijë menjëherë në dyqan për të sqaruar situatën dhe për të vendosur gjobën.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat