Rritja e borxheve për energjinë - Preçi: Keqmenaxhimi i OSHEE-së iu “faturua” bizneseve përmes rritjes së çmimit
Rritja e borxhit të bizneseve, ndaj OSHEE-së për fatura të papaguara po reflekton vështirësitë e krijuara, si pasojë e politikave të gabuara për nxjerrjen në tregun e liberalizuar të energjisë, në një periudhë të papërshtatshme”.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë për TV SCAN se një treg i liberalizuar energjie është domosdoshmëri, por rasti i bizneseve të lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV, sipas tij tregon se kostot e keqmenaxhimit të kompanisë publike të furnizimit, iu faturuan bizneseve përmes rritjes së çmimit.
Po ashtu, eksperti kritikon ndërmarrjen e këtij procesi, në një kohë kur nuk ishin krijuar kushtet e nevojshme, sikurse është ngritja e bursës së energjisë apo krijimi i kushteve të përshtatshme për instalimin e paneleve fotovoltaike për vetëprodhimin e energjisë.
Në kushtet, kur janë edhe një sërë kostosh të tjera, që janë rritur, Preçi nuk përjashton falimentimin e bizneseve, si pasojë e pamundësisë për të likuiduar faturat.
Sipas ekspertit, qeveria duhet të ndërhyjë me një sërë masash, teksa një prej tyre është edhe përjashtimi nga TVSH i impianteve fotovoltaike për qëllime vetëprodhimi.
Nga 1 janari i këtij viti 7500 biznese u nxorën në tregun e liberalizuar të energjisë, duke u përballur me rritjen e çmimit të energjisë. Ndërkohë që, sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar-mars të këtij viti, borxhet që bizneset kanë ndaj OSHEE për fatura të papaguara u rrit me 507 mln lekë, teksa niveli i detyrimeve të prapambetura arriti në 11.9 mld lekë.
Që prej vitit 2017 për këtë kategori tendenca e faturave të papaguara ishte në rënie, me përjashtim të vitit 2021, ku përgjatë gjithë vitit u shënua një rritje me 293 mln lekë, në raport me 2020-ën.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tregu i celularëve, fituesit dhe humbësit - Vodafone bie, por dominues. One me rritje, Albtelecom rënie të disa treguesve!
Edhe gjatë vitit të shkuar Vodafone Albania ka vinuar të zërë peshën më të madhe të tregut të shërbimeve mobile, megjithëse ka humbur terren në disa tregues, i......

Shqiptarët, “të dashuruar” me internetin e shpejtë - 99,1%, e familjeve kanë akses në “Mobile broadband”, 78,3% në rrjetet optike e kabllore
Teknologjia e informacionit me kuptimin e plotë të fjalës është “ulur këmbëkryq” në ccdo familje shqiptare. Në fund të vitit 2021 rezulton se 99,1 %, e......

"Dera e Alienëve" në Mars është vetëm një nga disa imazhe të reja spektakolare nga planeti i kuq (FOTOT)
Duke eksploruar Marsin që nga viti 2012, roveri i NASA-s po anashkalohet vazhdimisht në favor të roverit më të ri Perseverance, i cili u ul në vitin 2021 dhe......

Investitori legjendar i qëndron besnik mendimit mbi Bitcoin - Warren Buffett thotë se kripto "nuk prodhon asgjë"
Investitori legjendar miliarder Warren Buffett nuk ka qenë kurrë një njeri që ka folur për kriptomonedhën. Vite më parë, ai vuri në dukje se bitcoin është një......

Sekreti financiar, ku renditet Shqipëria? - Merr vlerësimin më pozitiv në rajon, së bashku me Serbinë!
Shqipëria renditet në vend të 123-të në botë nga 141 shtete në total në Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2022, të publikuar nga “Tax Justice Network”.......

Erdogan kërcënon të bllokojë anëtarësimin në NATO për Suedinë dhe Finlandën
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dyfishuar kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s, një veprim që do të......

Shkencëtarët zbulojnë një gropë gjigante karstike - Është aq e madhe sa mund të mbajë katër Koloseum brenda!
Një ekip shkencëtarësh kinezë ka zbuluar një gropë karstike në Kinën jugore, një humnerë gjigante që përmban një pyll të harlisur që i ngjan peizazheve të......

Si do t'i mbështesë Bullgaria kompanitë nga çmimet e larta të energjisë?!
Qeveria e Bullgarisë ka miratuar një masë të re që do të mbështesë kompanitë mes rritjes së çmimeve të energjisë. Kryeministri Kiril Petkov njoftoi këtë fillim......