Bota Postuar më 17 Maj 2022, 11:31

Shkencëtarët zbulojnë një gropë gjigante karstike - Është aq e madhe sa mund të mbajë katër Koloseum brenda!

Nga SCAN TV

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka zbuluar një gropë karstike në Kinën jugore, një humnerë gjigante që përmban një pyll të harlisur që i ngjan peizazheve të Avatarit. “Nuk do të isha i befasuar të gjeja se këtu jetojnë specie të panjohura deri më tani për shkencën”, tha Chen Lixin, kreu i ekspeditës. Lajmi, i raportuar nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua, është padyshim pozitiv, por jo i papritur: vendi i zbulimit, Qarku Leye (rajoni Guanxi), është një zonë karstike ku tashmë janë zbuluar 29 gropa të tjera.

Vrima ka dimensione mbresëlënëse: pothuajse 200 metra e thellë (për të kuptuar, katër Koloseum mund të vendosen njëri mbi tjetrin), mbi 300 në gjatësi dhe 150 në gjerësi. Brenda mbijnë pemë 40 metra të larta, të cilat shtrijnë degët e tyre drejt hyrjes në kërkim të dritës. Kinezët i quajnë këto dolina gjigante tiankeng, fjalë për fjalë "gropa qiellore": dhe me të vërtetë këto shpella karstike duken vërtet si një paraqitje tokësore e Kopshtit të Edenit dhe janë një oaz për jetën.

Përveçse janë vende mikpritëse për shumë forma jete, tiankeng çojnë në akuiferë ose depozita të thella ujore. Ujëmbajtësit karstikë sigurojnë ujë deri në 700 milionë njerëz në mbarë botën, nënvizon George Veni (Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Shpellave dhe Karstit, NCKRI), dhe për fat të keq ato drenohen ose ndoten lehtësisht: "Ato karstike janë i vetmi lloj akuiferësh që mund të jenë ndotur me mbetje të ngurta”, shpjegon Veni.

Peizazhet karstike formohen për shkak të shpërbërjes së nënshtresës shkëmbore: shiu pak acid mbledh CO2 duke depërtuar në tokë, dhe kështu bëhet edhe më acid. Duke rrëshqitur nëpër të çara, i zgjeron ato, duke formuar tunele dhe zgavra. Me kalimin e kohës, nëse shpella bëhet mjaft e madhe, tavani gradualisht shembet, duke hapur humnera të mëdha. Gjeologjia lokale, klima dhe faktorë të tjerë nënkuptojnë se peizazhi karstik ndryshon shumë nga një zonë në tjetrën: në disa raste, si në këtë, ne përballemi me gropa të mëdha që na transportojnë pothuajse në një univers paralel; në raste të tjera shpellat kanë një diametër vetëm një ose dy metra; në disa të tjera, hyrja në një gropë të madhe mund të jetë aq e vogël sa mund të kalojë vetëm një person. FCS

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat