Si do t'i mbështesë Bullgaria kompanitë nga çmimet e larta të energjisë?!
Qeveria e Bullgarisë ka miratuar një masë të re që do të mbështesë kompanitë mes rritjes së çmimeve të energjisë. Kryeministri Kiril Petkov njoftoi këtë fillim jave se vendi do të kompensojë pjesërisht bizneset për kostot e larta të energjisë elektrike në mes të luftës në Ukrainë.
Sipas planit, qeveria do të mbulojë 80% të çmimeve të energjisë elektrike që janë mbi 200 leva (102 euro) për megavat-orë në maj dhe qershor. Sofja do të kompensojë gjithashtu plotësisht rritjen prej 14% në çmimet e gazit natyror pasi Rusia shkurtoi furnizimet për vendin muajin e kaluar.
Njoftimi erdhi pas një takimi midis Petkov dhe përfaqësuesve të organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave. Në një deklaratë, Petkov tha se vendi i Bashkimit Europian po përgatit gjithashtu "një mekanizëm mbështetës afatgjatë nëse është e nevojshme" krahas masave të reja.
"Kjo do të sigurojë parashikueshmëri për bizneset në rast se paqëndrueshmëria e tregut vazhdon," tha ai. Bullgaria kishte ngrirë tashmë çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet dhe ka kompensuar kompanitë për kostot e larta të energjisë që nga tetori.
Vendi anëtar i BE-së ishte mbështetur në 90% të gazit të tij nga Rusia përpara se Gazprom të shkurtonte eksportet për shkak të refuzimit të Bullgarisë për të paguar në rubla.
Sofja që atëherë ka siguruar urgjentisht furnizime alternative me gaz nga Greqia dhe po punon për një marrëveshje të re me Azerbajxhanin. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Beogradi ‘paralizohet’ nga qindra kërcënime me bombë!
Kryeqyteti i Serbisë u vu në shënjestër nga një mori kërcënimesh me bombë të hënën, ka thënë policia e vendit. Kërcënimet u bënë kundër shkollave, urave,......

Dollari tërhiqet nga niveli më i lartë në 20 vite - BQE: Dobësimi i euros mund të pengojë stabilizimin e inflacionit
Dollari është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në 20 vitet e fundit të regjistruar një ditë më parë, ndërsa në fokus të investitorëve gjatë ditës së sotme......

Stabilizohen tregjet europiane - Fokusi, lufta në Ukrainë dhe fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në pjesën e parë të sesionit të sotëm, pasi tregjet globale po përpiqen të ndërtojnë një moment poizitiv gjatë kësaj......

Nafta tregtohet e qëndrueshme - Rihapja e Shanghait dhe sanksionet ndaj Rusisë mbështesin çmimet
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në pjesën e parë të sesionit të sotëm, megjithatë një mbështetje po e gjen nga pritshmëritë se Kina mund të njohë një rimëkëmbje......

Martesat dhe divorcet në vitin 2020 – Shqipëria e dyta në Europë për më shumë “dasma”
Që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 njerëz në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar,......

KE “zhvlerëson” Shqipërinë: Rritja ekonomike vetëm 2.7%. Energjia mban nën “presion” projeksionet!
Komisioni Europian është institucioni i radhës që ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, si pasojë e efekteve që ka shkaktuar......

Lufta në Ukrainë frenon zhvillimin ekonomik të Europës dhe rrit inflacionin!
Lufta në Ukrainë po ngadalëson rritjen ekonomike në BE dhe po rrit inflacionin. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Megjithatë......

Sondazhi: Inflacioni, shqetësimi më i madh i gjermanëve!
Rritja e shpejtë e çmimeve po i shqetëson konsumatorët më tepër se lufta në Ukrainë apo Covid-19. Pothuajse një në tre persona ka frikë se do t'i duhet të......