Stabilizohen tregjet europiane - Fokusi, lufta në Ukrainë dhe fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në pjesën e parë të sesionit të sotëm, pasi tregjet globale po përpiqen të ndërtojnë një moment poizitiv gjatë kësaj jave, duke e lënë pas paqëndrueshmërinë e javës së kaluar.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%. edhe tregjet aziatike janë mbyllur në rritje gjatë sesionit të kaluar, ndërsa në Wall Street indekset kryesore vijuan tendencën në rënie edhe në sesionin e kaluar. Lufta në Ukrainë vijon të jetë faktori kyç për besimin e tregjeve, sidomos në Europë. Tashmë luftimet janë përqëndruar në lindje dhe juglindje të vendit.
Sipas informacioneve, rreth 260 luftëtarë ukrainas, përfshirë këtu edhe ata që ishin plagosur rëndë, u evakuuan nga uzina e çelikut, Azovstal, një ndër bastionet e fundit të forcave ukrainase në qytetin e shkatërruar të Mariupolit. Ndërkohë, me Suedinë dhe Finlandën që njoftuan zyrtarisht synimin për tu bërë pjesë e NATO-s, të gjithë sytë janë te Rusia dhe mënyra se si do të reagojë. Të hënën, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se zgjerimi i NATO-s është një problem.
Moska zyrtare ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa, por pa specifikuar se çfarë masash. Gjithashtu, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave dhe të dhënat mbi punësimin në Mbretërinë e Bashkuar.
SCAN
Sondazh

Nafta tregtohet e qëndrueshme - Rihapja e Shanghait dhe sanksionet ndaj Rusisë mbështesin çmimet
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në pjesën e parë të sesionit të sotëm, megjithatë një mbështetje po e gjen nga pritshmëritë se Kina mund të njohë një rimëkëmbje......

Martesat dhe divorcet në vitin 2020 – Shqipëria e dyta në Europë për më shumë “dasma”
Që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 njerëz në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar,......

KE “zhvlerëson” Shqipërinë: Rritja ekonomike vetëm 2.7%. Energjia mban nën “presion” projeksionet!
Komisioni Europian është institucioni i radhës që ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, si pasojë e efekteve që ka shkaktuar......

Lufta në Ukrainë frenon zhvillimin ekonomik të Europës dhe rrit inflacionin!
Lufta në Ukrainë po ngadalëson rritjen ekonomike në BE dhe po rrit inflacionin. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Megjithatë......

Sondazhi: Inflacioni, shqetësimi më i madh i gjermanëve!
Rritja e shpejtë e çmimeve po i shqetëson konsumatorët më tepër se lufta në Ukrainë apo Covid-19. Pothuajse një në tre persona ka frikë se do t'i duhet të......

Kursi i këmbimit/ ‘Kërcen’ Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan merr ‘kthesën’!
Dollari amerikan ka ndryshuar kurs këtë mëngjes pasi në raport me ditët që lamë pas ka regjistruar një rënie të vlerës teksa është blerë me 114.8 lekë dhe......

Ekskluzive/ Misioni i FMN ‘zbarkon” në Tiranë - Në ‘lupë’ vendimmarrjet e Bordit të Naftës dhe atij Ushqimeve!
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar po viziton këto ditë Shqipërinë, duke monitoruar nga afër ecurinë ekonomike të vendit në kontekstin e ri të krijuar......

Jo administrim jopublik të trashëgimisë kulturore - Nisma në Kuvend/ Përjashtime, vetëm për rastet kur organizatat janë pronësi e institucioneve
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të ndalojë administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore nga organe jopublike. Nisma që mban firmën e......