Shqipëria Postuar më 17 Maj 2022, 10:23

Kursi i këmbimit/ ‘Kërcen’ Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan merr ‘kthesën’!

Nga SCAN TV

Dollari amerikan ka ndryshuar kurs këtë mëngjes pasi në raport me ditët që lamë pas ka regjistruar një rënie të vlerës teksa është blerë me 114.8 lekë dhe është shitur me 115.7 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka shënuar një rritje të ndjeshme këtë mëngjes pas një periudhe relativisht të gjatë rënieje duke u blerë sot me 141.2 lekë dhe duke u shitur me 142.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një rritje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot me 114.4 lekë dhe shitet me 115.3 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane vijon të mbetet e qëndrueshme përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 120.2 lekë dhe shitet me 120.8 lekë krahasuar dhe më ditët që lamë pas.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat