Projekti i gazit mes kompanive Albgaz-Overgas - Memorandumi për terminalin e Vlorës firmoset në praninë e ish-sekretari Pompeo
Kompania publike e gazit Albgaz dhe ajo bullgare Overgas kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë amerikane ‘Linden Energy”.
Kryeministri Rama dhe ish Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes kompanive.
Kompania Overgas, ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes Terminalit që do të ngrihet në Vlorë, një projekt me rëndësi të veçantë, i cili po konkretizohet me kompanitë më të njohura amerikane.
Në fjalën e saj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se me këtë hap ky projekt local po kthehet në një projekt rajonal.
“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më të rëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues që do të ndërtohet në Vlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal.” – u shpreh në Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast.
Plani i Shqipërisë është që përmes investimeve në sektorin e energjisë, të kthehet brenda vitit 2030 në një eksportuese neto të energjisë.
SCAN
Sondazh

6 në 10 familje nuk kursejnë dot/ Vetëm 38% munden, për pleqërinë dhe edukimin e fëmijëve!
Thuajse 6 në 10 familje shqiptare nuk mund të kursejnë, tregojnë të dhënat më të fundit nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, por që i referohet periudhës......

Konsumatorët rrisin kërkesën për vaj ulliri - Lame: Rritja e kostove, sezoni i ardhshëm sjell çmime më të larta
Rritja e çmimit të vajit të lulediellit në vend në një shifër rekord për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, ka kthyer “sytë” e qytetarëve drejt konsumit të......

Institucionet publike në “lupë” për abuzime - Pr.ligji/ Fuqizohen audituesit e brendshëm, rastet kur bllokohen fondet
Qeveria synon të vendos më shumë kontroll ndaj mënyrës se si institucionet qendrore apo vendore shpenzojnë buxhetet e tyre për të shmangur abuzimet dhe......

“Mospagimi i energjisë nga bizneset, i pritshëm” - Rritja e çmimit, Prençe: Situata do përkeqësohet, s’do paguajnë dot as taksat e sigurimet
Pamundësia e biznesit për të paguaj faturat e energjisë elektrike ishte e pritshme, për shkak të rritjes shumë të madhe të çmimit”. Kryetari i “Pro-Export”,......

Riorganizohet sistemi spitalor/ Parashikohet edhe autonomia e tyre, mjekët lejohet të ofrojnë shërbim pas orarit të punës!
Pas shumë vitesh premtime, ka mbërritur në Kuvend projektligji për riorganizimin e sistemit spitalor në vend, duke përfshirë edhe autonominë e këtyre......

Ministrat e BE-së i kërkojnë Hungarisë të nënshkruajë embargon e planifikuar të naftës ruse!
Ministrat e jashtëm të BE-së kërkuan të ushtronin presion publikisht ndaj Hungarisë të hënën për të hequr veton e saj ndaj një embargoje të propozuar të naftës......

Kosova siguron furnizimin me grurë - Qeveria: Nuk ka vend për panik, çdo gjë nën kontroll!
Kosova po arrin të sigurojë nga prodhimi i brendshëm gjysmën e sasisë së grurit që nevojitet, duke bërë që vendi të jetë ende i varur nga importi. Ekspertët......

Moska, marrëveshje me Renault - Aktivitetet e kompanisë franceze tashmë në pronësi të shtetit rus
Aktivitetet e kompanisë automobilistike franceze Renault në Rusi, duke filluar që nga sot janë në pronësi të shtetit rus. Lajmi u konfirmua nga ministria e......