Kosova Postuar më 16 Maj 2022, 13:34

Kosova siguron furnizimin me grurë - Qeveria: Nuk ka vend për panik, çdo gjë nën kontroll!

Nga SCAN TV

Kosova po arrin të sigurojë nga prodhimi i brendshëm gjysmën e sasisë së grurit që nevojitet, duke bërë që vendi të jetë ende i varur nga importi. Ekspertët shprehen sa ka vend për t’u shqetësuar por përfaqësues të shoqatës së bluarjes së grurit janë të bindur se këtë vit në Kosovë nuk do të ketë krizë.

Rezervat e grurit janë rritur, në një kohë që dhe Serbia ka rinisur tregtimin  me vendin pas pezullimit të përkohshëm të eksportit. Që nga 4 maji, importuesit vendorë të drithrave po blejnë grurë nga shteti fqinj.

Ndalimi i eksportit të grurit nga Serbia u vendos në 10 mars për shkak të krizës së shkaktuar nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë.

Shoqata e bluarjes së grurit në Kosovë, pretendon se ka grurë mjaftueshëm deri në muajin korrik, dhe menjëherë më pas nis sezoni i të korrave. Ata theksojnë se gjithsesi tregu kryesor për blerjen e grurit mbetet ai i Serbisë pasi dhe cmimet janë më të lira në krahasim me tregun bullgar.

Edhe Ministria e Industrisë në Kosovë këmbëngul se nuk ka vend për panik pasi është siguruar sasi e mjaftueshme gruri dhe mielli.

Por ekspertët në vend bëjnë apel për më shumë kujdes duke i kërkuar qeverisë që të mos e neglizhojë situatën aktuale pasi kriza në tregjet globale dhe lëkundja e cmimeve në bursë, si pasojë e luftës në Ukrainë, do të vazhdojnë të ndikojnë për një kohë të gjatë në ekonominë e gjithë globit. Ata theksojnë se cmimi i grurit është dyfishuar. Nëse një vit më parë një kilogram kushtonte 0.18 cent, këtë vit kushton 0.40 cent.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat