Shqipëria Postuar më 16 Maj 2022, 13:13

Stop evazionit, në verë ndryshon ligji i tatimeve - Paralajmëron Ibrahimaj: Në shënjestër sigurimet e profesionet e lira, dyfishohen gjobat

Nga SCAN TV

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit mbi tatim-fitimit jo më larg se kjo verë. Ajo tha se janë vënë re shkelje të përsëritura sa i përket deklarimit të të ardhurave veçanërisht në industrinë e sigurimeve, të pasurive të paluajtshme, apo te profesionet e lira, në një kohë që shpesh përdoren hapësirat që lejon ligjet për të manipuluar vetë deklarimet.

Ajo solli si shembull profesionet e lira, të cilat shesin biznesin, duke shmangur kështu deklarimin e taksave. Ajo foli për dyfishim të gjobave për fshehjen e të ardhurave dhe mos deklarimin e saktë të pagave të punonjësve.

Deklaratat e Ministres së Financave u bënë gjatë publikimit të rezultateve të punës së njësisë kundër informalitetit. Ato u bënë publike nga Zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero, dhe zbardhën rrugët kryesore përmes të cilave kompanitë bëjnë evazion me pagat.

Aksioni anti informalitet ka nisur prej 5 muajsh dhe u nxit nga publikimi i listë pagesave të rreth 600 mijë qytetarëve gjatë vitit të shkuar.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat