Bota Postuar më 16 Maj 2022, 12:41

Nafta, në rënie të lehtë - Humbjet kufizohen nga sanksionet e pritshme të BE ndaj Rusisë!

Nga SCAN TV

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, por tensionet gjeopolitike dhe sanksionet e reja të Bashkimit Europian ndaj Rusisë kanë kufizuar humbjet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 109 dollarë për fuçi.

Të dy bençmarkët u rritën me rreth 4% vetëm të premten. Bashkimi Europian duhet ende të bjerë dakord mbi embargon ndaj naftësruse, pavarësisht shqetësimeve për furnizimin e vendeve në lindje të kontinentit.

Javën e kaluar, Moska - që e cilëson aksionin në Ukrainë “një operacion special ushtarak” – vendosi sanksione ndaj disa kompanive europiane duke shkaktuar probleme me furnizimin.

Ndëkrohë, çmimet e benzinës në SHBA kanë prekur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, për shkak të rënies së rezervave dhe çrregullimeve me furnizimin. Për sa i përket kahut të ofertës, firmat amerikane të energjisë e rritën me 13 njësi numrin e puseve aktive, gjatë javës së kaluar.

Njëkohësisht, OPEC+ është gjendur nën presion për të rritur prodhimin, për tju përgjigjur rritjes së kërkesës dhe mungesës së furnizimit.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat