Dollari, në nivelin më të lartë në 20 vite - Mbështetet nga pritshmëritë se ekonomia globale do të ngadalësohet!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në rritje dhe po qëndron në nivelin më të lartë përballë monedhave kryesore ndërkombëtare. Investitorët kanë preferuar asetet e sigurta, ku bën pjesë edhe monedha e gjelbër, për shkak të pritshmërive se ekonomia globale do të ngadalësohet gjatë këtij viti.
Ndërkohë, tregu i kriptovalutave është stabilizuar disi gjatë kësaj jave, pas rënies drastike të një jave më parë.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron në 1.4.5, ndërsa të premten e kaloi përkohësisht edhe nivelin psikologjik të 105 dollarëve. Investitorët i janë drejtuar monedhave të cilësuara si parajsa të sigurta, edhe për shkak të shqetësimeve se Rezerva Federale do të shtrëngojë ndjeshëm politikën monetare për të luftuar inflacionin e lartë.
Edhe shqetësimet se ekonomia globale do të ngadalësohet si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe efektet që do të ketë rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë kanë dëmtuar besimin e investitorëve.
Tashmë tregjet po vlerësojnë se Rezerva Federale do të rrisë edhe me 50 pikë bazë normën bazë të interesit në dy takimet e ardhshme. Në tregun e kriptovalutave, bitcoin po tregtohet në rreth 31 mijë dollarë, ndërsa më herët gjatë javës së kaluar ra deri në 21,400 dollarë, që ishte niveli më i ulët që nga dhjetori i vitit 2020. Ethereum po tregtohet në rreth 2 mijë dollarë.
SCAN
Sondazh
BQE: Një euro shumë e dobët kërcënon stabilitetin e çmimeve në eurozonë dhe jo vetëm!
Dobësimi i euros në tregjet e monedhës mund të kërcënojë përpjekjet e Bankës Qendrore Europiane për të drejtuar inflacionin drejt objektivit të saj, tha të......
Kush janë 10 tradhtarët më të urryer dhe më të famshëm të të gjitha kohërave?!
Dhjetë tradhtarët më të urryer dhe më të famshëm të të gjitha kohërave, nga ata të historisë së lashtë e deri te spiunët e Luftës së Ftohtë. Duke u ngjitur në......
Ekonomistët japin alarmin mbi planet financiare të Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit
Më shumë se 50 ekonomistë paralajmëruan se planet e Britanisë pas Brexit për të rritur konkurrencën e industrisë së saj të madhe financiare rrezikonin të......
Shefi i FTX: Bitcoin nuk është mjaftueshëm efikas apo i gjelbër për të pasur një të ardhme si një rrjet pagesash!
Themeluesi i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX ka thënë se Bitcoin nuk ka të ardhme si një rrjet pagesash për shkak të joefikasitetit dhe kostove të larta......
Zvicra do të 3-fishojë fondet për agjencinë e Frontex!
Më shumë se dy të tretat e votuesve zviceranë kanë mbështetur një rritje të fondeve për agjencinë europiane të kufirit Frontex në një referendum. Kontributi i......
Suedia do të dërgojë diplomatë në Turqi – Vendi nordik përpiqet të kapërcejë kundërshtimet e Ankarasë
Suedia do të dërgojë diplomatë në Turqi për t'u përpjekur të kapërcejë kundërshtimet e Ankarasë ndaj planit të saj për t'u bashkuar me NATO-n, tha ministri i......
Kompania e fluturimeve low-cost paralajmëron rritje të çmimit të biletave – Shkak, kërkesa e lartë për pushime në plazhet europiane
Çmimet e biletave të avionit do të rriten këtë verë për shkak të kërkesës së lartë për pushime në plazhet europiane, ka thënë Ryanair. Shefi i linjës ajrore......
Shefi i NATO-s: Ukraina 'mund ta fitojë' luftën kundër Rusisë!
Në muajin e tretë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, luftimet vazhdojnë në lindje dhe jug të vendit, me forcat e Putin duke luftuar për të bërë përparim të......