Tkurret ekonomia e eurozonës - Situata në Ukrainë vendos Europën përballë sfidave të reja!
Parashikimet për ekonominë e Bashkimit Europian para shpërthimit të luftës, flisnin për një zhvillim dhe shtrirje të qëndrueshme. Por pushtimi rus i Ukrainës ka nxjerrë në pah sfida të reja, në një moment që BE po përpiqej të rimëkëmbej nga pandemia e Covid.
Duke u përballur me presion në rritje për sa i përket cmimeve të produkteve bazë që vijojnë të rriten, duke shkaktuar shqetësime për furnizimin por dhe pasiguri, lufta po përkeqëson një situatë ekzistuese të rëndë e cila pritet të përshkallëzohet. Një gjë e tillë detyron Komisionin Europian që të rishoh dhe një herë pritshmëritë për sa i përket zhvillimit ekonomik në zonën euro por dhe parashikimet për rritjen e inflacionit.
Prodhimi i brendshëm bruto i Bashkimit Europian pritet të qëndrojë në një territor pozitiv në të ardhmen, falë dhe kombinimit të rihapjes së vendeve pas pandemisë dhe politikave të forta të ndërmarra për mbështetjen e ekonomisë gjatë dhe pas pandemisë.
Shërbimet intensive të kontakteve janë rihapur pas pandemisë, duke përforcuar tregun e punës; por dhe reduktimi i grumbullimit të kursimeve apo masat fiskale për të përballuar më mirë cmimet e larta energjitike në favor të konsumatorit privat. Investimet do të jenë të parat që do të përfitojnë nga fondi për rimëkëmbjen nga pandemia por dhe nga implementimi i axhendës së reformave.
Rritja e PBB në BE dhe në zonën euro pritet të jetë 2.7% në 2022-shin dhe 2.3% në 2023-shin. Ulja e gradimit për vitin 2022 duhet lexuar në sfondin e rritjes së vrullshme të ekonomisë në pranverë dhe verën e vitit të kaluar, që i shton rreth 2 pikë përqindje normës vjetore të rritjes për këtë vit. Rritja e prodhimit brenda vitit është ulur nga 2.1% në 0.8%.
Goditja kryesore për ekonomitë globale dhe të BE-së vjen nga rritja e çmimeve të mallrave dhe energjisë. Edhe pse ishin rritur ndjeshëm para luftës, si pasojë e pandemisë, pasiguria në lidhje me zinxhirët e furnizimit ka shkaktuar një rritje të mëtejshme të cmimeve. Kjo vërtetohet kryesisht për produktet ushqimore e mallrat dhe shërbimet e tjera bazë, ndërsa paralelisht me këtë shënohet një rënie e fuqisë blerëse nga ana e familjeve.
Ndërprerjet e logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga lufta, si dhe rritja e kostove të hyrjes për një gamë të gjerë lëndësh të para, shtojnë shqetësimet në tregtinë globale të shkaktuara nga masat drastike të kontrollit të COVID-19 që zbatohen ende në një pjesë të Kinës, duke rënduar mbi prodhimin.
SCAN
Sondazh

Mbyllja e Shangait, frenon ekonominë - Dhjetëra qytete kineze të mbyllura plotësisht, ose pjesërisht!
Mbyllja totale e Shangait dhe pasojat e Covid 19 tek miliona konsumatorë dhe punëtorë në dhjetëra qytete të tjera kineze kanë shkaktuar një ngadalësim të......

Çmimet e produkteve rriten 50% - 452 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e varfërisë!
Rreth 452 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e varfërisë, sipas të dhënave të fundit nga Zyra Qendrore e Statistikave. Shumë qytetarë......

‘Ukraina është ulur mbi 15 milionë tonë drithë që nuk mund të lëvizë’ - Tregtia globale prej 120 miliardë dollarësh po rivizatohet nga lufta
Në të gjithë brezin e fermave të Ukrainës, kapanonet po shpërthejnë me 15 milionë tonë misër nga korrja e vjeshtës, shumica e të cilave duhet të kishin dalë në......

Stop evazionit, në verë ndryshon ligji i tatimeve - Paralajmëron Ibrahimaj: Në shënjestër sigurimet e profesionet e lira, dyfishohen gjobat
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit mbi tatim-fitimit jo më larg se kjo verë. Ajo tha se janë vënë re shkelje të......

Ligji i ri, Vetting edhe në Aviacionin Civil - Qeveria: Rekomandim nga ndërkombëtarët, rritje e transparencës për fondet!
Një projektligj i sapodepozituar në Kuvend shton transparencën për të ardhurat dhe shpenzimet e Autoritetit të Aviacionit Civil, ndërkohë që parashikon edhe......

“Do publikojmë çdo vit pagat e qytetarëve” - Kryeministri: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar, verifikim rrogave me stilin e jetës
Publikimi i pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve vitin e shkuar, ka dhënë një efekt pozitiv: mbi 50 mijë të punësuar tashmë kanë deklaruar paga më të larta se......

Rubla ruse qëndron pranë niveleve më të larta të 5 viteve kundrejt euros!
Rubla ruse kaloi 64 për dollar të hënën dhe u ngjit drejt nivelit më të lartë të pesë viteve ndaj euros, mbështetur nga kufizimet e vazhdueshme në tregtimin e......

Nafta, në rënie të lehtë - Humbjet kufizohen nga sanksionet e pritshme të BE ndaj Rusisë!
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, por tensionet gjeopolitike dhe sanksionet e reja të Bashkimit Europian ndaj Rusisë kanë kufizuar......