Çmimet e produkteve rriten 50% - 452 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e varfërisë!
Rreth 452 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e varfërisë, sipas të dhënave të fundit nga Zyra Qendrore e Statistikave. Shumë qytetarë kanë vështirësi të mbyllin muajin.
Kostoja e jetesës në prill të këtij viti ishte 10.5 për qind më e lartë se në muajin prill të një viti më parë, ndërsa në të njëjtën kohë çmimet e produkteve që shiten me pakicë u rritën me 11.1 për qind.
Gjatë muajit të kaluar një rritje më të lartë të cmimit ka shënuar gjalpi, me 20%, i ndjekur nga perimet me 13%. Që nga fillimi i vitit, cmimi i energjisë elektrike 10% ndërsa në kryeqytetin Shkup, banorët të cilët ngrohen me gaz kanë parë një rritje prej 10% në faturat e tyre mujore.
Borxhi i qeverisë arriti një nivel rekord prej më shumë se 7.1 miliardë eurosh ose mbi 60 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për këtë vit parashikohet një deficit buxhetor prej 550 milionë eurosh i cili do të plotësohet me huamarrje të reja.
Ekonomistë të ndryshëm në vend shprehen se duhen marrë masa të menjëhershme dhe pse mund të jenë të ashpra. Si një prej tyre sugjerohet pushimi nga puna i stafit të panevojshëm në administratën shtetërore.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar 26 masa dhe rekomandime, të ndara në dy kategori: e para është mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe e dyta është likuiditeti i kompanive. Gjithashtu janë kufizuar marzhet tregtare për çmimet e shitjes së ushqimeve bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë, masë kjo e vlefshme deri në fund të majit. Pensionistët dhe personat me asistencë sociale marrin 16 euro në muaj, në formë ndihme për të përballuar rritjen e cmimeve. Paga minimale është rritur deri në 290 euro.
Këtë vit shteti parashikohet të marrë 350 milionë euro hua. Informacione jozyrtare bëjnë të ditur se qeveria planifikon të marrë rreth 900 milionë euro hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë vit, shteti do të duhet të paguajë 188 milionë euro kredi dhe 164 milionë euro të tjera vetëm për interesa.
SCAN
Sondazh

‘Ukraina është ulur mbi 15 milionë tonë drithë që nuk mund të lëvizë’ - Tregtia globale prej 120 miliardë dollarësh po rivizatohet nga lufta
Në të gjithë brezin e fermave të Ukrainës, kapanonet po shpërthejnë me 15 milionë tonë misër nga korrja e vjeshtës, shumica e të cilave duhet të kishin dalë në......

Stop evazionit, në verë ndryshon ligji i tatimeve - Paralajmëron Ibrahimaj: Në shënjestër sigurimet e profesionet e lira, dyfishohen gjobat
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit mbi tatim-fitimit jo më larg se kjo verë. Ajo tha se janë vënë re shkelje të......

Ligji i ri, Vetting edhe në Aviacionin Civil - Qeveria: Rekomandim nga ndërkombëtarët, rritje e transparencës për fondet!
Një projektligj i sapodepozituar në Kuvend shton transparencën për të ardhurat dhe shpenzimet e Autoritetit të Aviacionit Civil, ndërkohë që parashikon edhe......

“Do publikojmë çdo vit pagat e qytetarëve” - Kryeministri: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar, verifikim rrogave me stilin e jetës
Publikimi i pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve vitin e shkuar, ka dhënë një efekt pozitiv: mbi 50 mijë të punësuar tashmë kanë deklaruar paga më të larta se......

Rubla ruse qëndron pranë niveleve më të larta të 5 viteve kundrejt euros!
Rubla ruse kaloi 64 për dollar të hënën dhe u ngjit drejt nivelit më të lartë të pesë viteve ndaj euros, mbështetur nga kufizimet e vazhdueshme në tregtimin e......

Nafta, në rënie të lehtë - Humbjet kufizohen nga sanksionet e pritshme të BE ndaj Rusisë!
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, por tensionet gjeopolitike dhe sanksionet e reja të Bashkimit Europian ndaj Rusisë kanë kufizuar......

Bien aksionet globale ndërsa tregu përpiqet të rimëkëmbet nga një shitje e ‘pamëshirshme’ që ndëshkon sektorin e teknologjisë!
Kontratat e së ardhmes së aksioneve ranë të hënën teksa tregu përpiqet të rikthehet nga një shitje e pamëshirshme që ndëshkoi aksionet e teknologjisë dhe e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 20 vite - Mbështetet nga pritshmëritë se ekonomia globale do të ngadalësohet!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në rritje dhe po qëndron në nivelin më të lartë përballë monedhave kryesore ndërkombëtare. Investitorët kanë......