Moska, marrëveshje me Renault - Aktivitetet e kompanisë franceze tashmë në pronësi të shtetit rus
Aktivitetet e kompanisë automobilistike franceze Renault në Rusi, duke filluar që nga sot janë në pronësi të shtetit rus. Lajmi u konfirmua nga ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Moskës me anë të një deklarate për mediat. Ky vendim merret pas tërheqjes së Renault nga Rusia si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Ministria ruse sqaroi se janë firmosur marrëveshje për transferimin e aseteve të ruse nga grupi Renault tek Federata Ruse dhe qeveria e Moskës.
Bashkia e Moskës bëri të ditur se ka vendosur të rimarrë në dorëzim degën e Reauolt në Moskë dhe të rifillojë prodhimin e automjeteve me markën historike të “Moskvich”, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë franceze. Impianti i Moskviç do të prodhojë në të ardhmen automjete elektrike. Partneri kryesor teknologjik i fabrikës së rikrijuar të automjeteve të Moskvich do të jetë Kamaz. Në një fazë të parë do organizohet prodhimi i automjeteve klasike me motor me djegie të brendshme, dhe për një periudhë afatgjatë ai i automjeteve elektrike.
Renault që në perëndim është grupi automobilistik më i ekspozuar në tregun rus, konfirmoi se ka shitur degën e saj ruse dhe kuotën e aksioneve në Avtovaz, duke ruajtur opsionin e riblerjes për gjashtë vjet.
Kompania franceze nga ana e saj me anë të një deklarate për media e konsideroi si një vendim të vështirë por të domosdoshëm, dhe tashmë shqetësimi më i madh është për 45 mijë të punësuarit në Rusi. Por gjithsesi në deklaratë shtohet se është lënë një derë hapur për rikthim.
Kompania, 15% e të cilës është në pronësi të shtetit francez vlerësoi një humbje prej 2. 2 miliard eurosh si pasojë e pezullimit të aktiviteteve në Rusi. Më shumë se 400 sipërmarrje janë tërhequr nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës që nisi në 24 shkurt, duke lënë pas miliarda dollarë asete.
SCAN

Tkurret ekonomia e eurozonës - Situata në Ukrainë vendos Europën përballë sfidave të reja!
Parashikimet për ekonominë e Bashkimit Europian para shpërthimit të luftës, flisnin për një zhvillim dhe shtrirje të qëndrueshme. Por pushtimi rus i Ukrainës......

Mbyllja e Shangait, frenon ekonominë - Dhjetëra qytete kineze të mbyllura plotësisht, ose pjesërisht!
Mbyllja totale e Shangait dhe pasojat e Covid 19 tek miliona konsumatorë dhe punëtorë në dhjetëra qytete të tjera kineze kanë shkaktuar një ngadalësim të......

Çmimet e produkteve rriten 50% - 452 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e varfërisë!
Rreth 452 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e varfërisë, sipas të dhënave të fundit nga Zyra Qendrore e Statistikave. Shumë qytetarë......

‘Ukraina është ulur mbi 15 milionë tonë drithë që nuk mund të lëvizë’ - Tregtia globale prej 120 miliardë dollarësh po rivizatohet nga lufta
Në të gjithë brezin e fermave të Ukrainës, kapanonet po shpërthejnë me 15 milionë tonë misër nga korrja e vjeshtës, shumica e të cilave duhet të kishin dalë në......

Stop evazionit, në verë ndryshon ligji i tatimeve - Paralajmëron Ibrahimaj: Në shënjestër sigurimet e profesionet e lira, dyfishohen gjobat
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit mbi tatim-fitimit jo më larg se kjo verë. Ajo tha se janë vënë re shkelje të......

Ligji i ri, Vetting edhe në Aviacionin Civil - Qeveria: Rekomandim nga ndërkombëtarët, rritje e transparencës për fondet!
Një projektligj i sapodepozituar në Kuvend shton transparencën për të ardhurat dhe shpenzimet e Autoritetit të Aviacionit Civil, ndërkohë që parashikon edhe......

“Do publikojmë çdo vit pagat e qytetarëve” - Kryeministri: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar, verifikim rrogave me stilin e jetës
Publikimi i pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve vitin e shkuar, ka dhënë një efekt pozitiv: mbi 50 mijë të punësuar tashmë kanë deklaruar paga më të larta se......

Rubla ruse qëndron pranë niveleve më të larta të 5 viteve kundrejt euros!
Rubla ruse kaloi 64 për dollar të hënën dhe u ngjit drejt nivelit më të lartë të pesë viteve ndaj euros, mbështetur nga kufizimet e vazhdueshme në tregtimin e......