Shqipëria Postuar më 16 Maj 2022, 14:23

Riorganizohet sistemi spitalor/ Parashikohet edhe autonomia e tyre, mjekët lejohet të ofrojnë shërbim pas orarit të punës!

Nga SCAN TV

Pas shumë vitesh premtime, ka mbërritur në Kuvend projektligji për riorganizimin e sistemit spitalor në vend, duke përfshirë edhe autonominë e këtyre institucioneve shëndetësore. Dokumenti u nxor për herë të parë për konsultim publik në vitin 2019, por më pas u tërhoq, teksa vetëm së fundmi u depozitua në parlament.

Referuar dokumentit, sistemi spitalor do të ndahet në 6 nivele e më konkretisht në: spitale ditore, bashkiake, në nivel qarku, rajonale, terciare dhe qendra spitalore universitare. Ndërkohë që, sa i takon autonomisë, parashikohet autonomia menaxheriale dhe ajo financiare.

Autonomia menaxheriale garanton dhënien e autonomisë administrative, organizative dhe rregullatore, bazuar ne percaktimet e kartes se autonomise spitalore, që do të duhet të miratohet në vijim. Ndërkohë që, autonomia financiare synon transformimin e spitaleve publike në institucione që vete financohen, financohen nga buxheti i shtetit per sherbimet e caktuara nga qeveria dhe nga burime te tjera te ligjshme.

Paralelisht, spitalet publike, që do të arrijnë të klasifikohen si autonomë do të kenë të drejtë të lidhin kontrata sigurimi për të garantuar përgjegjësinë publike për dëmet që mund t’i shkaktojnë palëve të treta ose profesionistit shëndetësor si rezultat i ushtrimit të veprimtarisë të tij në fushën e kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu, sipas ligjit të ri, mjeket ne spitale publike kane mundesi te ofrojne jashte regjimit te punes, sherbime te konsultave ambulatore per paciente jashte sistemit te referimit.

Spitali, qe do të mundesojë praktiken e dyfishte, do të duhet të miratojë me vendim te bordit drejtues, kategorine e sherbimeve te konsultave ambulatore, si dhe tarifat përkatese, pa cenuar ofrimin e sherbimit spitalor publik. Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend, fillimisht autonomia spitalore do të pilotohet në Spitalin Memorial Fier.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat