Shqipëria Postuar më 16 Maj 2022, 14:26

“Mospagimi i energjisë nga bizneset, i pritshëm” - Rritja e çmimit, Prençe: Situata do përkeqësohet, s’do paguajnë dot as taksat e sigurimet

Nga SCAN TV

Pamundësia e biznesit për të paguaj faturat e energjisë elektrike ishte e pritshme, për shkak të rritjes shumë të madhe të çmimit”. Kryetari i “Pro-Export”, Edvin Prençe komenton për TV SCAN të dhënat zyrtare për 3-mujorin e parë, që tregojnë një rritje të ndjeshme të faturave të të papaguara të energjisë nga bizneset, teksa shton se rritja e kostove për energjinë do të pasohet edhe me një paaftësi paguese edhe taksat e tjera dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Sa i takon sektorit të manifakturës, Prençe thotë se rritja e kostove po bën që të mos jenë konkurrues në rajon. Për kreun e “Pro-Export” të dhënat e 3 muajve të parë janë vetëm fillimi i shfaqjes së vështirësive nga ana e biznesit, ndërsa parashikon se situata do të vijojë të rëndohet.

Nisur nga kjo situatë, Prençe thekson se nevojitet ndërhyrje emergjente e qeverisë, sidomos në plotësimin e kërkesave të biznesit të bëra në muajin shkurt.

Sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar-mars të këtij viti, borxhet që bizneset kanë ndaj OSHEE për fatura të papaguara u rrit me 507 mln lekë, teksa  niveli i detyrimeve të prapambetura arriti në 11.9 mld lekë. Që prej vitit 2017 për këtë kategori tendenca e faturave të papaguara ishte në rënie, me përjashtim të vitit 2021, ku përgjatë gjithë vitit u shënua një rritje me 293 mln lekë, në raport me 2020-ën.

Kjo rritje e moslikujdimit të detyrimeve për energjinë elektrike përkon me periudhën e rritjes së çmimit të energjisë për rreth 7500 biznese, që nga data 1 janar u nxorën në treg të lirë energjie. Për bizneset e lidhur në tensionin 20 KV çmimi u rrit në 18.8 lekë/kwh, ndërkohë që për ato të lidhur në tensionin 10 dhe 6 kv në 19.69 lekë/kwh.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat