Jo administrim jopublik të trashëgimisë kulturore - Nisma në Kuvend/ Përjashtime, vetëm për rastet kur organizatat janë pronësi e institucioneve
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të ndalojë administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore nga organe jopublike. Nisma që mban firmën e deputetes Ina Zhupa, vjen në një kohë që në Kuvend po shqyrtohet ligji që kalon për herë të parë në administrim jopublik, qendrën më të njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrintin.
Projektligji synon që pasuritë e trashëgimisë kulturore të administrohen drejtpërdrejtë dhe eskluzivisht vetëm nga shteti. Si rast përjashtimor, pasuritë e trashëgimisë kulturore mund të administrohen edhe nga fondacione, të organizuara sipas ligjit për organizatat jofitimprurëse, por vetëm në ato raste kur këto fondacione janë krijuar dhe janë në pronësi të institucioneve publike.
“Në këtë mënyre garantohet ruajtja e pasurive të trashëgimisë kulturore nga institucionet publike apo fondacionet në pronësi të tyre, duke garantuar që të ardhurat e siguruara nga pasuri të arketohen në Buxhetin e Shtetit, dhe të përdoren për mirëmbajtjen e këtyre pasurive, por edhe ne te mirë të komunitetit që jeton pranë këtyre siteve, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, shkolla, spitale, parqe, gjelbërim etj” shkruhet në projektligj.
Shfuqizimi i dispozitave ligjore që mundësojnë administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore nga persona private apo fondacione të krijuara ndërmjet institucioneve publike dhe personave privatë, sipas propozueses, iu heq këtyre të fundit mundësinë që nëpërmjet skemave korruptive, klienteliste apo abuzive t'i përdorin pasuritë kombëtare për t'u pasuruar vetë apo miqtë e tyre qeveritarë.
Sipas argumentimit në relacion, institucionet e trashëgimisë kulturore, por edhe institutet shkencore, kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe logjistike për të siguruar një mirëadministrim të pasurive të trashëgimisë kulturore, në mënyrë që këto të fundit jo vetem të shërbejnë si pika reference për turistët që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë, por edhe si një burim i mirë të ardhurash për Buxhetin e Shtetit, por edhe për institucionet e qeverisjes vendore.
SCAN
Sondazh

Projekti i gazit mes kompanive Albgaz-Overgas - Memorandumi për terminalin e Vlorës firmoset në praninë e ish-sekretari Pompeo
Kompania publike e gazit Albgaz dhe ajo bullgare Overgas kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë amerikane ‘Linden Energy”. Kryeministri......

6 në 10 familje nuk kursejnë dot/ Vetëm 38% munden, për pleqërinë dhe edukimin e fëmijëve!
Thuajse 6 në 10 familje shqiptare nuk mund të kursejnë, tregojnë të dhënat më të fundit nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, por që i referohet periudhës......

Konsumatorët rrisin kërkesën për vaj ulliri - Lame: Rritja e kostove, sezoni i ardhshëm sjell çmime më të larta
Rritja e çmimit të vajit të lulediellit në vend në një shifër rekord për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, ka kthyer “sytë” e qytetarëve drejt konsumit të......

Institucionet publike në “lupë” për abuzime - Pr.ligji/ Fuqizohen audituesit e brendshëm, rastet kur bllokohen fondet
Qeveria synon të vendos më shumë kontroll ndaj mënyrës se si institucionet qendrore apo vendore shpenzojnë buxhetet e tyre për të shmangur abuzimet dhe......

“Mospagimi i energjisë nga bizneset, i pritshëm” - Rritja e çmimit, Prençe: Situata do përkeqësohet, s’do paguajnë dot as taksat e sigurimet
Pamundësia e biznesit për të paguaj faturat e energjisë elektrike ishte e pritshme, për shkak të rritjes shumë të madhe të çmimit”. Kryetari i “Pro-Export”,......

Riorganizohet sistemi spitalor/ Parashikohet edhe autonomia e tyre, mjekët lejohet të ofrojnë shërbim pas orarit të punës!
Pas shumë vitesh premtime, ka mbërritur në Kuvend projektligji për riorganizimin e sistemit spitalor në vend, duke përfshirë edhe autonominë e këtyre......

Ministrat e BE-së i kërkojnë Hungarisë të nënshkruajë embargon e planifikuar të naftës ruse!
Ministrat e jashtëm të BE-së kërkuan të ushtronin presion publikisht ndaj Hungarisë të hënën për të hequr veton e saj ndaj një embargoje të propozuar të naftës......

Kosova siguron furnizimin me grurë - Qeveria: Nuk ka vend për panik, çdo gjë nën kontroll!
Kosova po arrin të sigurojë nga prodhimi i brendshëm gjysmën e sasisë së grurit që nevojitet, duke bërë që vendi të jetë ende i varur nga importi. Ekspertët......