Shqipëria Postuar më 16 Maj 2022, 15:16

Ekskluzive/ Misioni i FMN ‘zbarkon” në Tiranë - Në ‘lupë’ vendimmarrjet e Bordit të Naftës dhe atij Ushqimeve!

Nga SCAN TV

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar po viziton këto ditë Shqipërinë, duke monitoruar nga afër ecurinë ekonomike të vendit në kontekstin e ri të krijuar nga kriza energjetike dhe konflikti ushtarak në Ukrainë.

Veç informimit për treguesit makroekonomike dhe projeksionet, ekipi i FMN-së ka përfshirë në axhendë edhe diskutimin mbi disa vendimmarrje të qeverisë.

SCAN TV ka mësuar se në të paktën dy takime të zhvilluara deri më tani është diskutuar për vendimmarrjen e bordeve të transparencës; atij për çmimin e naftës dhe atij për çmimin e ushqimeve.

Në këto vizita janë planifikuar një serë takimesh më zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, për t’u përmbyllur më pas me takime me krerët e institucioneve.

Në listën e çështjeve për të cilat zyrtarët e FMN-së kanë ardhur të informohen në Shqipëri janë:

-Financimi buxhetor për 2022-23 dhe planifikimi i emergjencës

- Ndikimi i normave më të larta të interesit dhe kërkesa për obligacione shtetërore

- Mendimi paraprak për buxhetin e vitit 2023

- Bordet e transparencës së karburantit dhe ushqimit dhe kontrolli i marzhit të fitimit

-Inflacioni i lartë

-Parashikimet për të ardhmen makroekonomie etj.

Vizita e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri ka nisur me 12 maj dhe planifikohet të zgjasë deri me datën 19 maj.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat