Sondazhi: Inflacioni, shqetësimi më i madh i gjermanëve!
Rritja e shpejtë e çmimeve po i shqetëson konsumatorët më tepër se lufta në Ukrainë apo Covid-19. Pothuajse një në tre persona ka frikë se do t'i duhet të kufizojë stilin e jetesës.
Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e jetës po shkakton në Gjermani më shumë shqetësim se çdo gjë tjetër. Madje edhe lufta në Ukrainë dhe pandemia nuk kanë shkaktuar kaq shqetësim. Ky është rezultati i një sondazhi të fundit të kompanisë McKinsey.
Rreth 40 % e më shumë se 1000 të anketuarve thanë se shqetësimi i tyre më i madh është aktualisht inflacioni. 34 % e të anketuarve thanë si shkak pushtimin e Ukrainës dhe vetëm 8% pandeminë COVID-19. Pothuajse një e treta e të anketuarve (29 %) kanë frikë se për shkak të rritjes së çmimeve do t'u duhet të bëjnë kufizime në stilin e tyre të jetesës. Frika nga inflacioni është veçanërisht e theksuar tek njerëzit me të ardhura të ulëta. Dy të tretat e të anketuarve supozojnë se gjatë 12 muajve të ardhshëm çmimet do të vazhdojnë të rriten.
"Dy vitet e pandemisë së koronës kanë lënë gjurmë. Por inflacioni dhe pushtimi i Ukrainës po i bëjnë njerëzit më pesimistë se kurrë më parë," tha përmbledhtazi për rezultatet e sondazhit eksperti i McKinsey, Marcus Jacob. Njerëzit po i ndjejnë çmimet më të larta dhe shohin se në portofolin e tyre u mbetet më pak në fund të muajit. Po ashtu edhe ata që kanë të ardhura të larta po i kufizojnë shpenzimet.
Sipas sondazhit, dy të tretat e të anketuarve kanë shpenzuar kohët e fundit më shumë para për ushqime, 61 % më shumë për benzinë dhe kosto transporti, si dhe për energjinë. Rezultati i sondazhit: thuajse një ndër çdo treti vetë e ka reduktuar konsumin e tij në fusha të tilla si në shpenzimet për kozmetikë, veshje, argëtim dhe udhëtime. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kursi i këmbimit/ ‘Kërcen’ Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan merr ‘kthesën’!
Dollari amerikan ka ndryshuar kurs këtë mëngjes pasi në raport me ditët që lamë pas ka regjistruar një rënie të vlerës teksa është blerë me 114.8 lekë dhe......

Ekskluzive/ Misioni i FMN ‘zbarkon” në Tiranë - Në ‘lupë’ vendimmarrjet e Bordit të Naftës dhe atij Ushqimeve!
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar po viziton këto ditë Shqipërinë, duke monitoruar nga afër ecurinë ekonomike të vendit në kontekstin e ri të krijuar......

Jo administrim jopublik të trashëgimisë kulturore - Nisma në Kuvend/ Përjashtime, vetëm për rastet kur organizatat janë pronësi e institucioneve
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të ndalojë administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore nga organe jopublike. Nisma që mban firmën e......

Projekti i gazit mes kompanive Albgaz-Overgas - Memorandumi për terminalin e Vlorës firmoset në praninë e ish-sekretari Pompeo
Kompania publike e gazit Albgaz dhe ajo bullgare Overgas kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë amerikane ‘Linden Energy”. Kryeministri......

6 në 10 familje nuk kursejnë dot/ Vetëm 38% munden, për pleqërinë dhe edukimin e fëmijëve!
Thuajse 6 në 10 familje shqiptare nuk mund të kursejnë, tregojnë të dhënat më të fundit nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, por që i referohet periudhës......

Konsumatorët rrisin kërkesën për vaj ulliri - Lame: Rritja e kostove, sezoni i ardhshëm sjell çmime më të larta
Rritja e çmimit të vajit të lulediellit në vend në një shifër rekord për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, ka kthyer “sytë” e qytetarëve drejt konsumit të......

Institucionet publike në “lupë” për abuzime - Pr.ligji/ Fuqizohen audituesit e brendshëm, rastet kur bllokohen fondet
Qeveria synon të vendos më shumë kontroll ndaj mënyrës se si institucionet qendrore apo vendore shpenzojnë buxhetet e tyre për të shmangur abuzimet dhe......

“Mospagimi i energjisë nga bizneset, i pritshëm” - Rritja e çmimit, Prençe: Situata do përkeqësohet, s’do paguajnë dot as taksat e sigurimet
Pamundësia e biznesit për të paguaj faturat e energjisë elektrike ishte e pritshme, për shkak të rritjes shumë të madhe të çmimit”. Kryetari i “Pro-Export”,......