Lufta në Ukrainë frenon zhvillimin ekonomik të Europës dhe rrit inflacionin!
Lufta në Ukrainë po ngadalëson rritjen ekonomike në BE dhe po rrit inflacionin. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Megjithatë borxhi shtetëror në vendet e BE-së është në rënie.
Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur në mënyrë drastike parashikimin e tij të rritjes për ekonominë evropiane. Sipas prognozës së pranverës ekonomia e BE-së dhe e vendeve të eurozonës pritet të rritet këtë vit vetëm me 2.7 % në vend të 4 % që pritej më parë. Parashikimi për inflacionin në vendet e eurozonës në vitin 2022 pothuajse është dyfishuar në 6.1 %.
Autoritetet e Brukselit sqaruan se lufta në Ukrainë dhe mbi të gjitha çmimet e vazhdueshme të larta të energjisë dhe lëndëve të tjera të para po vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ekonomisë. Këtyre u shtohen edhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.
Për vitin e ardhshëm Komisioni i BE-së supozon një rritje prej 2.3 % në BE dhe në eurozonë. Në prognozën e shkurtit komisioni kishte parashikuar për vitin 2023 një rritje prej 2.8 për qind për BE-në dhe 2.7 % për vendet e eurozonës.
Edhe parashikimi për ekonominë gjermane u korrigjua gjithashtu ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë. Komisioni i BE-së parashikon për këtë vit vetëm rritje prej 1.6 %, në vend të 3.6 % që pritej më parë. Vitin e ardhshëm ekonomia më e madhe e Europës, do të rritet me 2.4 % në vend të 2.6 % që ishte parashikuar më parë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Sondazhi: Inflacioni, shqetësimi më i madh i gjermanëve!
Rritja e shpejtë e çmimeve po i shqetëson konsumatorët më tepër se lufta në Ukrainë apo Covid-19. Pothuajse një në tre persona ka frikë se do t'i duhet të......

Kursi i këmbimit/ ‘Kërcen’ Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan merr ‘kthesën’!
Dollari amerikan ka ndryshuar kurs këtë mëngjes pasi në raport me ditët që lamë pas ka regjistruar një rënie të vlerës teksa është blerë me 114.8 lekë dhe......

Ekskluzive/ Misioni i FMN ‘zbarkon” në Tiranë - Në ‘lupë’ vendimmarrjet e Bordit të Naftës dhe atij Ushqimeve!
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar po viziton këto ditë Shqipërinë, duke monitoruar nga afër ecurinë ekonomike të vendit në kontekstin e ri të krijuar......

Jo administrim jopublik të trashëgimisë kulturore - Nisma në Kuvend/ Përjashtime, vetëm për rastet kur organizatat janë pronësi e institucioneve
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të ndalojë administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore nga organe jopublike. Nisma që mban firmën e......

Projekti i gazit mes kompanive Albgaz-Overgas - Memorandumi për terminalin e Vlorës firmoset në praninë e ish-sekretari Pompeo
Kompania publike e gazit Albgaz dhe ajo bullgare Overgas kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë amerikane ‘Linden Energy”. Kryeministri......

6 në 10 familje nuk kursejnë dot/ Vetëm 38% munden, për pleqërinë dhe edukimin e fëmijëve!
Thuajse 6 në 10 familje shqiptare nuk mund të kursejnë, tregojnë të dhënat më të fundit nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, por që i referohet periudhës......

Konsumatorët rrisin kërkesën për vaj ulliri - Lame: Rritja e kostove, sezoni i ardhshëm sjell çmime më të larta
Rritja e çmimit të vajit të lulediellit në vend në një shifër rekord për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, ka kthyer “sytë” e qytetarëve drejt konsumit të......

Institucionet publike në “lupë” për abuzime - Pr.ligji/ Fuqizohen audituesit e brendshëm, rastet kur bllokohen fondet
Qeveria synon të vendos më shumë kontroll ndaj mënyrës se si institucionet qendrore apo vendore shpenzojnë buxhetet e tyre për të shmangur abuzimet dhe......