Shqipëria Postuar më 17 Maj 2022, 10:47

KE “zhvlerëson” Shqipërinë: Rritja ekonomike vetëm 2.7%. Energjia mban nën “presion” projeksionet!

Nga SCAN TV

Komisioni Europian është institucioni i radhës që ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, si pasojë e efekteve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Kështu, në projeksionet e sapo publikuara për vendet e unionit dhe për ato kandidate, Shqipëria parashikohet të rritet me një normë prej 2.7% këtë vit. Ndërkohë, më herët Komisioni Europian e projektonte rritjen ekonomike të vendit tonë pranë 3.7% këtë vit, çka sinjalizon një shkurtim me 1 pikë. Pra, sipas vlerësimeve të Komisionit Europian, impakti paraprak i luftës i kushton Shqipërisë rreth 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjithsesi, mes rreshtave, në kapitullin dedikuar vendit tonë, Komisioni Europian thekson se këto projeksionet janë subjekt i rreziqeve të tjera, sidomos sa i përket energjetikës. Sa i përket vitit të ardhshëm ndërkohë, rritja ekonomike projektohet në 3.1%....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat