Nafta tregtohet e qëndrueshme - Rihapja e Shanghait dhe sanksionet ndaj Rusisë mbështesin çmimet
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në pjesën e parë të sesionit të sotëm, megjithatë një mbështetje po e gjen nga pritshmëritë se Kina mund të njohë një rimëkëmbje të kërkesës pas heqjes së kufizimeve të Covid-19. Megjithatë, nafta brent e Londrës po tregtohet në nivele të larta prej rreth 114 dollarë për fuçi. Shanghai pritet të heqë kufizimet për rreth 25 milionë banorë dhe t’i rikthehet normalitetit duke filluar që nga data 1 qershor.
Sipas autoriteteve, në 15 nga 16 distriket e qytetit nuk ka më raste të reja me koronavirus. Megjithatë, 46 qytete të tjera në Kinë do të vijojnë të jenë nën kufizime, që pritet të godasin fabrikat, dyqanet dhe prodhimin. Në linjë me rënien e prodhimit industrial, edhe përpunimi i naftës në Kinë ra me 11% gjatë muajit prill, që është niveli më i ulët që nga marsi i vitit 2020.
Gjatë ditëve të fundit, çmimet e naftës kanë gjetur një mbështetje edhe nga pritshmëritë se Bashkimi Europian do të arrijë shumë shpejt një marrëveshje për të vendosur një embargo ndaj naftës së importuar nga Rusia, pavarësisht shqetësimeve për furnizimin e disa vendeve në lindje të kontinentit, që kanë një varësi të madhe nga gazi rus. Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se bllokut i nevojiten edhe disa ditë përpara se të arrijë një marrëveshje.
SCAN
Sondazh

Martesat dhe divorcet në vitin 2020 – Shqipëria e dyta në Europë për më shumë “dasma”
Që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 njerëz në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar,......

KE “zhvlerëson” Shqipërinë: Rritja ekonomike vetëm 2.7%. Energjia mban nën “presion” projeksionet!
Komisioni Europian është institucioni i radhës që ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, si pasojë e efekteve që ka shkaktuar......

Lufta në Ukrainë frenon zhvillimin ekonomik të Europës dhe rrit inflacionin!
Lufta në Ukrainë po ngadalëson rritjen ekonomike në BE dhe po rrit inflacionin. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Megjithatë......

Sondazhi: Inflacioni, shqetësimi më i madh i gjermanëve!
Rritja e shpejtë e çmimeve po i shqetëson konsumatorët më tepër se lufta në Ukrainë apo Covid-19. Pothuajse një në tre persona ka frikë se do t'i duhet të......

Kursi i këmbimit/ ‘Kërcen’ Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan merr ‘kthesën’!
Dollari amerikan ka ndryshuar kurs këtë mëngjes pasi në raport me ditët që lamë pas ka regjistruar një rënie të vlerës teksa është blerë me 114.8 lekë dhe......

Ekskluzive/ Misioni i FMN ‘zbarkon” në Tiranë - Në ‘lupë’ vendimmarrjet e Bordit të Naftës dhe atij Ushqimeve!
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar po viziton këto ditë Shqipërinë, duke monitoruar nga afër ecurinë ekonomike të vendit në kontekstin e ri të krijuar......

Jo administrim jopublik të trashëgimisë kulturore - Nisma në Kuvend/ Përjashtime, vetëm për rastet kur organizatat janë pronësi e institucioneve
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të ndalojë administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore nga organe jopublike. Nisma që mban firmën e......

Projekti i gazit mes kompanive Albgaz-Overgas - Memorandumi për terminalin e Vlorës firmoset në praninë e ish-sekretari Pompeo
Kompania publike e gazit Albgaz dhe ajo bullgare Overgas kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë amerikane ‘Linden Energy”. Kryeministri......