Beogradi ‘paralizohet’ nga qindra kërcënime me bombë!
Kryeqyteti i Serbisë u vu në shënjestër nga një mori kërcënimesh me bombë të hënën, ka thënë policia e vendit. Kërcënimet u bënë kundër shkollave, urave, qendrave tregtare, restoranteve, kopshtit zoologjik të qytetit dhe në një ndeshje futbolli, duke e ndalur trafikun në orët e pikut në Beograd.
Policia tha në një deklaratë se nuk u gjet asnjë pajisje shpërthyese pas më shumë se 90 kërkimeve të ndryshme dhe nuk ishte menjëherë e qartë se kush qëndron pas kërcënimeve të supozuara me email.
Gati 100 shkolla fillore u evakuuan pas kërcënimeve, si dhe disa restorante, duke përfshirë një dyqan McDonald's dhe qendrat tregtare, kopshtin zoologjik, aeroportin e qytetit, stacionet hekurudhore dhe kompaninë e furnizimit me ujë.
Në shënjestër të një kërcënimi me bombë ka qenë edhe ambasada ruse, raportojnë mediat lokale. Një ndeshje futbolli e divizionit të lartë u shty gjithashtu pasi policia kontrolloi stadiumin. “Edhe pse kërcënimet duken të rreme, ne nuk duhet t'i marrim lehtë,” tha zëvendëskryeministri i parë Branko Ružić.
Linja ajrore kombëtare Air Serbia është përballur me një seri të vazhdueshme kërcënimesh me bomba në fluturimet e saj drejt Moskës në muajt e fundit pasi ishte e vetmja kompani europiane, përveç transportuesve turq, që mbante fluturime të rregullta drejt Rusisë, pavarësisht një embargoje të fluturimeve perëndimore.
Serbia mbetet një nga disa vende europiane që nuk kanë vendosur asnjë sanksion kundër Kremlinit për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin pohoi se vendi është "objektiv i një lufte speciale që vjen nga adresa të ndryshme europiane". AP
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dollari tërhiqet nga niveli më i lartë në 20 vite - BQE: Dobësimi i euros mund të pengojë stabilizimin e inflacionit
Dollari është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në 20 vitet e fundit të regjistruar një ditë më parë, ndërsa në fokus të investitorëve gjatë ditës së sotme......

Stabilizohen tregjet europiane - Fokusi, lufta në Ukrainë dhe fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në pjesën e parë të sesionit të sotëm, pasi tregjet globale po përpiqen të ndërtojnë një moment poizitiv gjatë kësaj......

Nafta tregtohet e qëndrueshme - Rihapja e Shanghait dhe sanksionet ndaj Rusisë mbështesin çmimet
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në pjesën e parë të sesionit të sotëm, megjithatë një mbështetje po e gjen nga pritshmëritë se Kina mund të njohë një rimëkëmbje......

Martesat dhe divorcet në vitin 2020 – Shqipëria e dyta në Europë për më shumë “dasma”
Që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 njerëz në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar,......

KE “zhvlerëson” Shqipërinë: Rritja ekonomike vetëm 2.7%. Energjia mban nën “presion” projeksionet!
Komisioni Europian është institucioni i radhës që ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, si pasojë e efekteve që ka shkaktuar......

Lufta në Ukrainë frenon zhvillimin ekonomik të Europës dhe rrit inflacionin!
Lufta në Ukrainë po ngadalëson rritjen ekonomike në BE dhe po rrit inflacionin. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Megjithatë......

Sondazhi: Inflacioni, shqetësimi më i madh i gjermanëve!
Rritja e shpejtë e çmimeve po i shqetëson konsumatorët më tepër se lufta në Ukrainë apo Covid-19. Pothuajse një në tre persona ka frikë se do t'i duhet të......

Kursi i këmbimit/ ‘Kërcen’ Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan merr ‘kthesën’!
Dollari amerikan ka ndryshuar kurs këtë mëngjes pasi në raport me ditët që lamë pas ka regjistruar një rënie të vlerës teksa është blerë me 114.8 lekë dhe......