Shqipëria Postuar më 17 Maj 2022, 11:56

Sekreti financiar, ku renditet Shqipëria? - Merr vlerësimin më pozitiv në rajon, së bashku me Serbinë!

Nga SCAN TV

Shqipëria renditet në vend të 123-të në botë nga 141 shtete në total në Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2022, të publikuar nga “Tax Justice Network”. Ky vit për herë të parë përfshin edhe Shqipërinë në këtë indeks. Me “fshehtësi financiare” kuptojmë se sa shtete janë bashkëpuntore për të ndihmuar individët që të fshehin financat e tyre nga sundimi i ligjit dhe gjithashtu ky term konsideron nivelin e sekretit dhe përqindjen e shërbimeve financiare që u ofrohet jo rezidentëve. Kjo lehtëson abuzimin me taksat, mundëson pastrimin e parave si dhe ka ndikim negativ në të drejtat e njeriut. Theksojmë se ky indeks e mat nivelin e fshehtësisë financiare bazuar në peshën që një shtet ka në arenën globale dhe sa shërbime u ofron ky shtet rezidentëve të vendeve të tjera. Ndër të tjera, indeksi i përgjithshëm bazohet në 3 nën-indikatorë kryesorë, ku renditja përcaktohet kryesisht nga pesha që zë fshehtësia financiare e secilit vend. Duke qenë se kjo e fundit përcaktohet edhe nga madhësia e ekonomisë së një vendi, edhe pse jo domosdoshmërish, do të ishte më e ndershme që Shqipërinë ta krahasonim nga indikatori i fshehtësisë financiare, pra hapësirat ligjore. Mund të themi se vendi ynë ka një pozicionim pozitiv ne botë dhe rajon. Nëse do të analizonim nivelin e fshehtësisë financiare të vendit tonë, shohim se ajo vlerësohet nga indeksi me 54 pikë, ndërkohë që rezultati 100 pikë tregon se financat janë plotësisht të fshehta nga sundimi i ligjit. Kjo do të thotë se renditja është negative për vendet në krye të listës, dhe pozitive për ato në fund të saj, siç është edhe rasti i Shqipërisë.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat