Prill “i thyer” në importet e Shqipërisë nga Ukraina - Eksportet u rritën, por importet ranë në nivelin 140 milionë lekë!
Konflikti ushtarak në Ukrainë po ndikon ndjeshëm në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, dhe tashmë ka filluar të japë efektet e para. Ajo që konstatohet nga shifrat e tregtisë së jashtme është një ulje e ndjeshme e importeve të Shqipërisë nga Ukraina. Megjithatë, eksportet vijojnë të mbeten në ritme pozitive, edhe pse tradicionalisht nuk kanë qenë në nivele të larta.
Eksportet
Referuar të dhënave zyrtare të tregtisë së jashtme të publikuara nga Instat, rezulton se në muajin prill të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar në Ukrainë mallra në vlerë 28 milionë lekë, duke njohur një dyfishim në krahasim me prillin e vitit të kaluar.
E sa i përket eksporteve në rang 4 mujor, periudha janar-prill, rezulton se Shqipëria ka eksportuar në Ukrainë mallra në vlerë 206 milionë lekë, duke njohur rritje në krahasim me periudhën janar-prill të një viti më parë.
Rritja në eksporte është me 67 milionë lekë më shumë.
Importet
Situata paraqitet ndryshe me importet.
Në prill të këtij viti, Shqipëria importoi nga Ukraina mallra në vlerë 140 milionë lekë, duke njohur përgjysmim në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë, në rang 4 mujori, shifrat e importeve qendrojnë më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Në janar-prill 2022, Shqipëria importoi nga Ukraina mallra në vlerë 1.5 miliardë lekë, duke njohur rritje me 400 milionë lekë në krahasim me një vit më parë.
Tendenca e rënies së importeve nga Ukraina nisi menjëherë që në muajin shkurt kur Rusia u fut ushtarakisht në territorin e Ukrainës duke e pushtuar atë.
Mbetet për t’u parë ecuria e konfliktit në Ukrainë dhe ndikimi që mund të ketë në vijim mbi tregtinë që dy vendet kanë. Megjithatë, duhet evidentuar se në kushtet e luftës, vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Ukrainën e kanë orientuar tregtinë e tyre drejt vendeve të tjera, duke tentuar të ulin sa më shumë impaktin e luftës dhe pasigurinë që krijon ajo në furnizimin me lëndë për të cilat Ukraina.
Shqipëria importon nga Ukraina kryesisht drithëra, dru dhe hekur.
SCAN
Sondazh

Hapen 2 ankandet e bonove 10 miliardë lekë - Në total, për majin shuma arrin në 33 miliardë lekë
Këtë të marte është çelur ankandi i bonove të thesarit në vlerë 10 miliardë lekë. Në ankandin e parë janë bonot e thesarit 3 mujore, me vlerë 1 miliardë......

Rritja e borxheve për energjinë - Preçi: Keqmenaxhimi i OSHEE-së iu “faturua” bizneseve përmes rritjes së çmimit
Rritja e borxhit të bizneseve, ndaj OSHEE-së për fatura të papaguara po reflekton vështirësitë e krijuara, si pasojë e politikave të gabuara për nxjerrjen në......

Tregu i celularëve, fituesit dhe humbësit - Vodafone bie, por dominues. One me rritje, Albtelecom rënie të disa treguesve!
Edhe gjatë vitit të shkuar Vodafone Albania ka vinuar të zërë peshën më të madhe të tregut të shërbimeve mobile, megjithëse ka humbur terren në disa tregues, i......

Shqiptarët, “të dashuruar” me internetin e shpejtë - 99,1%, e familjeve kanë akses në “Mobile broadband”, 78,3% në rrjetet optike e kabllore
Teknologjia e informacionit me kuptimin e plotë të fjalës është “ulur këmbëkryq” në ccdo familje shqiptare. Në fund të vitit 2021 rezulton se 99,1 %, e......

"Dera e Alienëve" në Mars është vetëm një nga disa imazhe të reja spektakolare nga planeti i kuq (FOTOT)
Duke eksploruar Marsin që nga viti 2012, roveri i NASA-s po anashkalohet vazhdimisht në favor të roverit më të ri Perseverance, i cili u ul në vitin 2021 dhe......

Investitori legjendar i qëndron besnik mendimit mbi Bitcoin - Warren Buffett thotë se kripto "nuk prodhon asgjë"
Investitori legjendar miliarder Warren Buffett nuk ka qenë kurrë një njeri që ka folur për kriptomonedhën. Vite më parë, ai vuri në dukje se bitcoin është një......

Sekreti financiar, ku renditet Shqipëria? - Merr vlerësimin më pozitiv në rajon, së bashku me Serbinë!
Shqipëria renditet në vend të 123-të në botë nga 141 shtete në total në Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2022, të publikuar nga “Tax Justice Network”.......

Erdogan kërcënon të bllokojë anëtarësimin në NATO për Suedinë dhe Finlandën
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dyfishuar kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s, një veprim që do të......