Shqipëria Postuar më 17 Maj 2022, 12:52

Hapen 2 ankandet e bonove 10 miliardë lekë - Në total, për majin shuma arrin në 33 miliardë lekë

Nga SCAN TV

Këtë të marte është çelur ankandi i bonove të thesarit në vlerë 10 miliardë lekë. Në ankandin e parë janë bonot e thesarit 3 mujore, me vlerë 1 miliardë lekë.

Data e emetimit është 16 maj ndërsa data e maturimit, 18 gusht 2022. Ndërsa në ankandin e dytë janë bono thesari 12 mujore, me vlerë 9 miliardë lekë. Data e emetimit është 19 maj 2022 ndërsa data e maturimit është 18 maj 2023.

Gjatë muajit maj, është rihapur ankandi për obligacionet 15-vjeçare, që janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare.

Ndërkohë, për muajin maj, është planifikuar dhe një ankand tjetër për rihapjen e obligacioneve reference 5-vjeçare në vlerë 6 miliardë lekë. Ky ankand është planifikuar me 24 maj.

Në total, gjatë muajit maj janë planifikuar ankande për bono në vlerë 33 miliardë lekë.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat