Europa Postuar më 17 Maj 2022, 13:11

Ministrja britanike: Punoni më shumë! - Rritja e çmimeve: Gjeni një punë që paguhet më mirë!

Nga SCAN TV

Një ministre e qeverisë britanike i sugjeroi njerëzve që po përballen me shtrenjtimin e vazhdueshëm të jetesës, që të punojnë me orë të zgjatura; ose të gjejnë një punë më të mirë paguar.

Rekale Meklin, ministrja për kursimet, në një intervistë për Skaj Njus u shpreh se këto janë dy nga mënyrat me të cilat familjet mund të mbrohen nga rritja e çmimeve.

Ajo shtoi se po analizohet vazhdimisht situata aktuale ekonomike në mënyrë që konsumatorët të përballen me presione afatshkurtra, si për shembull faturat e energjisë elektrike dhe produktet ushqimore.

Ministrja britanike shtoi se për një kohë të gjatë duhet të ekzistojë një plan për zhvillimin e ekonomisë. Gjithashtu duhet të ketë siguri që personat të jenë në gjendje të mbrohen më mirë, qoftë duke punuar disa orë më shumë ose duke gjetur një punë me pagë më të mirë.

Ajo theksoi se është një zgjedhje individuale në varësi të situatave familjare, por sipas saj për këtë arsye ekzistojnë qendrat për punësimin, apo trajnerët e punës dhe mbështetja e qeverisë në këtë sektor.

b

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat