Tregtia me Kosovën e RMV “kushton” më shumë - Shifrat e INSTAT tregojnë çfarë ka ndodhur me shkëmbimet tregtare në 4 muaj
Shqipëria ka rritur ndjeshëm nivelin e shkëmbimeve tregtare me rajonin në muajt e parë të këtij viti, të paktën në vlerë monetare. Në periudhën janar-prill 20222, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë 12.8 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 3 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E njëjta tendencë konstatohet edhe më importet. Në 4 muajt e parë të vitit, Shqipëria importoi nga Kosova mallra me vlerë 4.7 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 1.9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
E njëjta tendencë konstatohet edhe në shkëmbimet tregtare me Maqedoninë e Veriut.
Në 4 muajt e parë të vitit, Shqipëria eksportoi në Maqedoninë e Veriut mallra me vlerë 6.1 miliardë lekë, duke njohur edhe këtu një rritje më më shumë se 3.1 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa i përket importeve nga Maqedonia e Veriut, rezulton se Shqipëria ka importuar mallra në vlerë 4.8 miliardë lekë, duke njohur rritje me më shumë se 1.5 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë.
Ajo që duhet evidentuar është se një impakt të rëndësishëm në rritjen e vlerës së shkëmbimeve tregtare e ka rritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve dhe të naftës, që sjellin një rritje të vlerës, e që jo domosdoshmërish nënkupton se ka një rritje të volumit.
SCAN
Sondazh

Kina ka ndërtuar ‘në heshtje’ një platformë blockchain. Ja çfarë dimë për të deri tani!
Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se vendi i tij duhet të “kapë mundësitë” e paraqitura nga teknologjia blockchain. Në një fjalim në vitin 2019,......

Prill “i thyer” në importet e Shqipërisë nga Ukraina - Eksportet u rritën, por importet ranë në nivelin 140 milionë lekë!
Konflikti ushtarak në Ukrainë po ndikon ndjeshëm në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, dhe tashmë ka filluar të japë efektet e para. Ajo që konstatohet nga......

Hapen 2 ankandet e bonove 10 miliardë lekë - Në total, për majin shuma arrin në 33 miliardë lekë
Këtë të marte është çelur ankandi i bonove të thesarit në vlerë 10 miliardë lekë. Në ankandin e parë janë bonot e thesarit 3 mujore, me vlerë 1 miliardë......

Rritja e borxheve për energjinë - Preçi: Keqmenaxhimi i OSHEE-së iu “faturua” bizneseve përmes rritjes së çmimit
Rritja e borxhit të bizneseve, ndaj OSHEE-së për fatura të papaguara po reflekton vështirësitë e krijuara, si pasojë e politikave të gabuara për nxjerrjen në......

Tregu i celularëve, fituesit dhe humbësit - Vodafone bie, por dominues. One me rritje, Albtelecom rënie të disa treguesve!
Edhe gjatë vitit të shkuar Vodafone Albania ka vinuar të zërë peshën më të madhe të tregut të shërbimeve mobile, megjithëse ka humbur terren në disa tregues, i......

Shqiptarët, “të dashuruar” me internetin e shpejtë - 99,1%, e familjeve kanë akses në “Mobile broadband”, 78,3% në rrjetet optike e kabllore
Teknologjia e informacionit me kuptimin e plotë të fjalës është “ulur këmbëkryq” në ccdo familje shqiptare. Në fund të vitit 2021 rezulton se 99,1 %, e......

"Dera e Alienëve" në Mars është vetëm një nga disa imazhe të reja spektakolare nga planeti i kuq (FOTOT)
Duke eksploruar Marsin që nga viti 2012, roveri i NASA-s po anashkalohet vazhdimisht në favor të roverit më të ri Perseverance, i cili u ul në vitin 2021 dhe......

Investitori legjendar i qëndron besnik mendimit mbi Bitcoin - Warren Buffett thotë se kripto "nuk prodhon asgjë"
Investitori legjendar miliarder Warren Buffett nuk ka qenë kurrë një njeri që ka folur për kriptomonedhën. Vite më parë, ai vuri në dukje se bitcoin është një......