BE tregon si do paguhet gazi rus - Mënyrat e ligjshme për të shlyer faturat me Moskën
Komisioni Europian ka shpjeguar se si kompanitë e bllokut do të mund të paguajnë për gazin rus pa shkelur sanksionet e vendosura ndaj Moskës, në një udhëzues që ka rënë në duart e agjencisë së lajmeve Reuters.
Komisioni u tha vendeve anëtare një muaj më parë se kompanitë europiane duhet të jenë në gjendje të paguajnë për gazin por vetëm nëse ndjekin disa kushte, pasi Rusia i kërkoi blerësve të huaj që të paguajnë në rubla, në të kundërt nuk do të furnizoheshin.
Në një udhëzues të përditësuar, që iu shpërnda vendeve anëtare të premten e kaluar, komisioni europian konfirmoi se sanksionet e BE nuk ndalojnë kompanitë që të hapin llogari bankare në nëj bankë të caktuar, dhe kompanitë mund të paguajnë për gazin – për aq kohë sa e bëjnë me valutën për të cilën është rënë dakord në kontratat ekzistuese dhe të deklarojnë transaksionin e kompletura kur ajo valutë është pagaur.
Pothuajse të gjitha kontratat e kompanive europiane me gjigantin rus të Gazprom janë në euro ose dollarë.
Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, muajin e kaluar pasi vendet refuzuan të paguajnë në rubla. Qeveri të ndryshme europiane dhe importues të mëdhen kanë kërkuar më shumë shpjegime nga Brukseli se si mund të vazhdojnë të blejnë gaz, me të cilin ngrohen shtëpi, prodhohet energjia elektrike dhe vihen në punë fabrika në Europë
Kompanitë duhet të bëjnë një deklarata të qartë duke treguar se kur paguajnë në euro apo dollarë, dhe se në atë moment presin të furnizohen si dhe është përcaktuar në kontratë.
Pas përmbushjes së detyrimeve kur të kryen depozitat në euro ose dollarë një kompani duhettë shmangë përfshirjen me Bankën Qendrore ruse, e cila është objektiv sanksionesh, dhe mund të kryejë konvertimin e eurove në rubla. Por presidenti rus Putin ka bërë të qartë disa herë se një faturë do të konsiderohet e shlyer, vetëm kur pagesa të kryhet në rubla.
SCAN
Sondazh

Italia heton bankomatet: Duhet justifikuar shuma e tërhequr dhe shpenzimet!
Qeveria e Mario Dragit në Itali ka vendosur si prioritet betejën kundër evazionit fiskal. Si pasojë bankomatet dhe pagesat kesh do të jenë në objektivin e......

Ministrja britanike: Punoni më shumë! - Rritja e çmimeve: Gjeni një punë që paguhet më mirë!
Një ministre e qeverisë britanike i sugjeroi njerëzve që po përballen me shtrenjtimin e vazhdueshëm të jetesës, që të punojnë me orë të zgjatura; ose të gjejnë......

Tregtia me Kosovën e RMV “kushton” më shumë - Shifrat e INSTAT tregojnë çfarë ka ndodhur me shkëmbimet tregtare në 4 muaj
Shqipëria ka rritur ndjeshëm nivelin e shkëmbimeve tregtare me rajonin në muajt e parë të këtij viti, të paktën në vlerë monetare. Në periudhën janar-prill......

Kina ka ndërtuar ‘në heshtje’ një platformë blockchain. Ja çfarë dimë për të deri tani!
Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se vendi i tij duhet të “kapë mundësitë” e paraqitura nga teknologjia blockchain. Në një fjalim në vitin 2019,......

Prill “i thyer” në importet e Shqipërisë nga Ukraina - Eksportet u rritën, por importet ranë në nivelin 140 milionë lekë!
Konflikti ushtarak në Ukrainë po ndikon ndjeshëm në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, dhe tashmë ka filluar të japë efektet e para. Ajo që konstatohet nga......

Hapen 2 ankandet e bonove 10 miliardë lekë - Në total, për majin shuma arrin në 33 miliardë lekë
Këtë të marte është çelur ankandi i bonove të thesarit në vlerë 10 miliardë lekë. Në ankandin e parë janë bonot e thesarit 3 mujore, me vlerë 1 miliardë......

Rritja e borxheve për energjinë - Preçi: Keqmenaxhimi i OSHEE-së iu “faturua” bizneseve përmes rritjes së çmimit
Rritja e borxhit të bizneseve, ndaj OSHEE-së për fatura të papaguara po reflekton vështirësitë e krijuara, si pasojë e politikave të gabuara për nxjerrjen në......

Tregu i celularëve, fituesit dhe humbësit - Vodafone bie, por dominues. One me rritje, Albtelecom rënie të disa treguesve!
Edhe gjatë vitit të shkuar Vodafone Albania ka vinuar të zërë peshën më të madhe të tregut të shërbimeve mobile, megjithëse ka humbur terren në disa tregues, i......