Ministri Gonxhja prezanton marrëveshjen e pensioneve me Italinë: “Hapa të rëndësishëm për rritjen e mundësive për qytetarët”

Ernilda Luzi/ Scan
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punës për vitin 2024, Ministri Gonxhja u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se u trajtuan çështje të rëndësishme për tregun e punës, mbështetjen për të rinjtë dhe sfidat për sigurimet shoqërore.
Gjatë këtij takimi u diskuta për marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore me Italinë, ku u theksuan përfitimet që do të sjellë për qytetarët shqiptarë që punojnë në Itali dhe anasjelltas.
Gjithashtu u bë një prezantim i Skemës së Garancisë Rinore, e cila ka filluar të pilotohet dhe pritet të zbatohet deri në vitin 2027. Ky program synon të rrisë punësimin e të rinjve dhe t’i integrojë ata në tregun e punës, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional.
Ndërkaq, u diskutua mbi Reformën e Sigurimeve Shoqërore, ku u theksua rëndësia e përmirësimit të skemave të pensioneve, për të garantuar një të ardhme më të sigurt për qytetarët shqiptarë.
Në këtë mbledhje u fol me detaje mbi Dokumentin politik për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP) 2024 – 2030. Kjo strategji synon të rrisë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës për të gjithë punëmarrësit.
Këto hapa janë të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e mundësive për të rinjtë dhe mbrojtjen sociale për të gjithë qytetarët, theksoi ministri Gonxhja.

Projekti i Kabllos Energjetike nënujore Shqipëri-Itali, Artan Gjergji: Si mund ta transformojë tregun energjetik shqiptar
https://www.youtube.com/watch?v=bKRczkMhoqE&t=1709s Eksperti i ekonomisë dhe tregjeve financiare, Artan Gjergji, diskuton potencialin e Shqipërisë për të......

46 mln euro për dy projekte të reja rrugore - ARRSH hap tenderët për Fier-Fratar dhe Bërdicë-Ura e Bahçallëkut
Ola Mitre/SCAN Me një fond limit prej rreth 4.6 mld lekë apo 46 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderët për 2 projekte të reja......

Inflacioni dhe papunësia, shqetësimet kryesore në rajon - Rritja e çmimeve përbën problem për qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit 2024, në një anketim që analizon sfidat kryesore të ekonomive në Ballkanin......

Shpenzimet e familjeve u rritën me 3.7% - Rreth 40% e tyre shkon për ushqime, pesha e grupeve kryesore pati ndryshime minimale
Xhorxhina Deda/SCAN Një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, ka shpenzuar gjatë vitit 2023 mesatarisht 91,675 lekë në muaj,......

Cili qark shpenzoi më shumë në vitin 2023? - Tirana kryeson renditjen. Korça e dyta në radhë, por e para për rritjen më të lartë
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas të dhënave të INSTAT, shpenzimet e familjeve në vitin 2023 u rritën me 3.7%, por struktura sipas grupeve nuk paraqet......

Më pak kërkesa për lënien e shtetësisë shqiptare - MB: Gjatë periudhës janar-gusht u regjistruan 383 të tilla
Hamit Yzeiraj/SCAN Në një periudhë ku shqiptarët shpeshherë kanë zgjedhur të emigrojnë për të gjetur mundësi më të mira jetese dhe punësimi, të dhënat......

Energjia diellore arrin 6.1% të totalit - Rritja, nga hyrja në prodhim e centraleve të rinj fotovoltaikë
Ola Mitre / SCAN Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje gjatë 8-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të......

Ministri Petrit Malaj prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj. Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se......