Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2024, 12:47

Më pak kërkesa për lënien e shtetësisë shqiptare - MB: Gjatë periudhës janar-gusht u regjistruan 383 të tilla

Nga SCAN TV
Më pak kërkesa për lënien e shtetësisë shqiptare -

Hamit Yzeiraj/SCAN

 

Në një periudhë ku shqiptarët shpeshherë kanë zgjedhur të emigrojnë për të gjetur mundësi më të mira jetese dhe punësimi, të dhënat e fundit nga Ministria e Brendshme ofrojnë një panoramë më ndryshe nga ajo që mund të pritej. Sipas statistikave, në 8 muajt e parë të vitit, numri i kërkesave për lënien e shtetësisë shqiptare ka arritur në 383, duke shënuar një rënie prej rreth 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (Grafik 1).

Muaji gusht doli të ishte periudha më e thellë e tkurrjes, me kërkesat për lënie të shtetësisë që ishin gati tri herë më të ulëta se në gushtin e vitit të kaluar. Nga ana tjetër, janari i vitit aktual ishte e vetmja periudhë ku numri i kërkesave për lënie të shtetësisë ishte më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një arsye kryesore përse individët bëjnë kërkesë për lënien e shtetësisë shqiptare është se vendi ku ata emigrojnë shpeshherë nuk lejon mbajtjen e dy pasaportave ose të dy shtetësive. Kjo e detyron shumë shqiptarë të vendosin mes një jete të re në një vend të huaj dhe identitetit të tyre kombëtar.

Politikat e tilla të rrepta për shtetësinë duale krijojnë një situatë ku individët duhet të peshojnë përfitimet e mundshme të një jete më të mirë ekonomike kundrejt humbjes së lidhjeve me atdheun e tyre.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat