Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2024, 12:14

Energjia e rinovueshme, sektor i “artë” për investitorët - Cilat janë avantazhet dhe potencialet që ofron Shqipëria?

Nga SCAN TV
Energjia e rinovueshme, sektor i “artë” për

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm në Burimet e Rinovueshme të Energjisë, sektor i cili ofron mjaft avantazhe për investitorët e huaj dhe vendas. Agjencia Shqiptare e Investimeve ka përgatitur një broshurë, përmes së cilës sipërmarrësve u ofrohet një panoramë e qartë se pse duhet të investojnë në energjinë e rinovueshme.

Në dokument thuhet se ndër arsyet për të investuar në këtë sektor, është fakti se qeveria në Planin e Përgjithshëm Kombëtar “Shqipëria 2030”  e ka vendosur energjinë e rinovueshme si prioritet kyç, për zhvillimin e ekonomisë drejtuar nga “Energjia e Gjelbër”. Po ashtu, si avantazh konsiderohet mbështetja dhe lehtësimi i investimeve; Inxhinierë me përvojë me cilësi të lartë dhe fuqi punëtore teknike, veçanërisht në sektori hidroenergjetik si dhe rekorde të dëshmuara të investimeve të huaja të suksesshme në këtë sektor.

Ndër avantazhet e listuara është fakti se Shqipëria ka potencial të madh për energjinë hidroelektrike. Burimet ujore janë ndër burimet më të rëndësishme natyrore në Shqipëri. Lumenjtë kryesorë dhe qindra lumenj më të vegjël dhe përrenjtë si dhe territori hidrografik i Shqipërisë prej rreth 700 m mbi nivelin e detit ofrojnë potencial të konsiderueshëm për investime. Aktualisht vetëm 35% e potencialit të energjisë hidroelektrike duke u shfrytëzuar.

Gjithashtu, nënvizohet se Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar të energjisë së erës, veçanërisht përgjatë bregut të Adriatikut ku ndodhen shumë zona me potencial të lartë të energjisë së erës. Potenciali i përgjithshëm i energjisë eolike që mund të prodhohet përmes parqeve eolike është vlerësuar në më shumë se 2000 mW. Në pesë vitet e ardhshme, qeveria e Shqipërisë synon të prodhojë 5% të totalit të energjisë elektrike nga burimet e erës.

Në dokument thuhet gjithashtu se Shqipëria ka potencial të konsiderueshëm  edhe për energjinë diellore, si dhe energjinë e naftës dhe gazit.  Po ashtu, sipërmarrësit ftohen të investojnë për shkak të incentivave në këtë sektor, siç është lidhja e detyrueshme me rrjetet e transmetimit ose të shpërndarjes; Marrëveshje afatgjatë (15 vjet) për energjinë elektrike të prodhuar nga impiantet me kapacitet 15 MW dhe më shumë; Pagesa vetëm për kostot direkte të lidhjes me transmetimin ose shpërndarjen rrjete; si dhe procedurat për investimet strategjike.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat