Mbi 90% e shitjeve online bëhen me para në dorë - Tatimet, kontrolle për të “kapur” shmangien e taksave dhe informalitetin

Elisabeta Dosku/ SCAN
Tregjet online në Shqipëri karakterizohen nga shitjet e brendshme nëpërmjet rrjeteve sociale dhe dyqaneve lokale, përmes pagesave cash dhe blerjeve elektronike në platformat ndërkombëtare të tregtisë elektronike përmes pagesave me karta elektronike.
Sipas një studimi të Bankës Botërore, nga të anketuarit shqiptarë që bëjnë blerje online, 67% theksojnë se përdorin rrjetet sociale për të blerë nga dyqanet vendase, ndërsa 61% deklarojnë se blejnë nga tregjet ndërkombëtare.
Shërbimet, që kërkohen më tepër nga kompanitë e shitjeve online në Shqipëri, të përqëndruara më së shumti në Tiranë janë tërheqja me korrier, dorëzimi në adresë dhe pagesa në momentin e dorëzimit.
Referuar strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, problematikat kryesore të hasura në këtë sektor janë informaliteti, i cili pengon pasqyrimin e realitetit të shitjeve online në vend; Sektori i shërbimeve postare ku pjesa më e madhe e bizneseve për dërgesat punësojnë individë të palicencuar për këto shërbime; Operatorët e shitjeve online, të cilët shprehen se për shkak të mundësive që krijon operimi online, shumë individë u shmangen detyrimeve fiskale ku një ndër to është dhe moslëshimi i faturës.
Referuar dokumentit, thuajse mbi 90% e shitjeve online bëhen me para në dorë. Arsyeja kryesore, është mosbesimi i konsumatorëve ndaj cilësisë së mallit që do marrin në dorëzim. Duke marrë në konsideratë të gjithë këto problematika, Administrata Tatimore do të kryejë një analizë të detajuar të identifikimit dhe vlerësimit të risqeve si dhe do të përcaktojë shkaqet e mospajtueshmërisë në sektorin shërbimeve/tregtisë digjitale.
Fokus të veçantë do të kenë tatimpaguesit që operojnë në sektorin e “Aktiviteteve postare dhe ndërlidhëse” në bashkëpunim me AKEP. Sipas të dhënave, numri i tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në këtë sektor është rritur ndjeshëm me rritjen e tregtisë elektronike në vend. Aktualisht, janë 82 operatorë që operojnë në këtë treg.
Bazuar në analizat e mësipërme, administrata tatimore do të hartojë plane sektorial të dedikuar vetëm për sektorin e tregtisë elektronike. Vëmendja kryesore e këtij plani do të jetë, qarkullimi real i deklaruar nga tatimpaguesit që kryejnë këtë aktivitet me fokus tek TVSh-ja, por pa anashkaluar tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat e personave fizike, si dhe problematikat që kanë të bëjnë me deklarimin e punonjësve.
Marrëdhënia ndërmjet shoqërive të transportit (ndërmjetësve) dhe klientëve e furnitorëve të produkteve do trajtohet gjithashtu. Analiza do përfshijë të gjithë tatimpaguesit që operojnë në këtë sektor. Përveç kompanive vendore që ofrojnë tregti/shërbime elektronike, në fokus do të jenë edhe kompanitë ndërkombëtare.
Sondazh

BB, projekt për zhvillimin e tregtisë në Shqipëri - Gonxhja: Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe standardeve në tregun e BE
Ernilda Luzi/ Scan Ministrisë i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Botërore, ku u diskuta......

“Çmimet e naftës mund të rriten me 20 dollarë/fuçi” - Parashikimi i Goldman Sachs, në rast shkallëzimi të tensioneve Iran-Izrael
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës mund të rriten 20 dollarë për fuçi nëse prodhimi iranian pëson një goditje si rezultat i hakmarrjes izraelite, sipas......

OpenAI vlen më shumë se 150 mld USD - Financimi prej 6.6 mld USD e vendos mes tre startup-eve më të mëdha
Kristi Ceta/SCAN Raundi i financimit të OpenAI ka përfunduar, duke i dhënë startup-it të inteligjencës artificiale një vlerësim prej 157 miliardë......

“Transformimi” i Irlandës me të ardhurat nga Apple - Taksat e prapambetura të kompanisë do të financojnë infrastrukturën vendase
Kristi Ceta/SCAN Qeveria e Irlandës përshkroi se si synon të shpenzojë 13 miliardë euro që mori nga taksat e prapambetura të Apple, një fitim i......

Balluku: Shqipëria finalizoi procesin e vlerësimit të nivelit aktual të përgatitjes "Screening" për anëtarësimin në BE
Zv. kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se pas një procesi që zgjati 14 muaj, Shqipëria finalizoi procesin e......

Shqipëria, pjesë e SEPA nga 1 janari 2025? Bregu: Është konfirmuar nga krerët e BE. Presim vetëm miratimin zyrtar të vendimit
Ledina Elezi/SCAN Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025, Shqipëria pritet të jetë pjesë e Zonës Unike të Pagesave në Euro. Drejtoresha e Departamentit të......

Çmimet e arit, priten nivele maksimale deri në fillim të 2025 - Goldman Sachs: Shkak zhvillimet politike dhe rënia e normave të interesit
Goldman Sachs ka parashikuar që çmimi i arit do të arrijë rritjen e tij rekord në nivele të reja maksimale deri në fillim të vitit 2025. Përveç rritjes së......

Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda - Ministri Hoxha: Hapim një kapitull të ri për t’u rritur institucionalisht
Ernilda Luzi/ Scan Drejtori i ri i Policisë së Shtetit është zyrtarisht Ilir Proda. Ai u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Në fjalën......