Çfarë i pengon produktet shqiptare të konkurrojnë në BE? - Sfidat kryesore janë certifikimi me markën CE dhe kostot e testimit të cilësisë

Ledina Elezi/SCAN
1 në 2 kompani ose 55% e tyre duan të investojnë në rritjen e cilësisë së produkteve që prodhojnë, me qëllim kryesor tregtimin e tyre në tregun e Bashkimit Evropian. Sipas një studimi të kryer nga Këshilli i Investimeve, vetëm 23% e bizneseve kanë deklaruar se investimet në këtë drejtim janë të papërballueshme, ndërsa pjesa tjetër janë të kënaqur me tregtinë brenda vendit ose me vendet jashtë BE-së.
Bizneset që ushtrojnë aktivitete të turizmit, të industrisë përpunuese dhe bujqësisë janë më të interesuarit për eksportim të produkteve në tregun e Bashkimit Evropian.
Por, ku qëndron problemi?
Certifikimi është një nga sfidat më të mëdha për kompanitë që operojnë në vend, por edhe për ato eksportuese. Kostoja e testimit të cilësisë së produkteve dhe mungesa e njohurive lidhur me certifikimin për markën CE janë disa nga vështirësitë me të cilat ndeshen bizneset. Rreth 4 në 5 kompani e gjykojnë të nevojshme ose shumë të nevojshme konsulencën profesionale për të arritur kërkesat e standardeve apo rregulloreve të BE-së.
Kompanitë gjykojnë se u mungon mbështetja institucionale nga dhomat, shoqatat e biznesit dhe institucionet shtetërore. Gati 38% e kompanive vlerësojnë mungesën e ndihmës financiare shtetërore në uljen e kostove të përvetësimit të standardeve, ndërsa 3 në 5 kompani perceptojnë se shteti nuk ofron masa për lehtësim të aksesit në certifikim. Për to, shteti ka ofruar mbështetje financiare vetëm në pajisje dhe teknologji për arritjen e standardeve evropiane.
Sipas bizneseve, duhet krijuar një portal i vetëm ku të ofrohet informacion mbi vendosjen e produkteve në tregun e brendshëm apo eksportimin e tyre drejt BE.
Sondazh

Sa e realizueshme është ambicia e Shqipërisë për t'u kthyer në një superfuqi energjetike? Analiza e DATAROOM
*Nga Kreshnik KUÇAJ Shqipëria ka shpalosur ambicien e saj që, brenda pak vitesh, të shndërrohet në një vend eksportues të energjisë. Vitet e fundit, vendi......

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë mbi 2 gjuhë të huaja?
Edel Strazimiri / SCAN Ka shumë përparësi për të mësuar gjuhë të huaja në moshë të re: përmirëson të kuptuarit tuaj për botën, ju lejon të bisedoni me......

‘Lufta’ e miliarderëve - Mark Zuckerberg zbret nga froni Jeff Bezos!
Edel Strazimiri / SCAN Pasuria neto e Zuckerberg arriti në 206.2 miliardë dollarë të enjten, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, duke kaluar......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht pasi ka ri shënuar rritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 89 lekë dhe është shitur me 90.2 lekë......

Mbi 90% e shitjeve online bëhen me para në dorë - Tatimet, kontrolle për të “kapur” shmangien e taksave dhe informalitetin
Elisabeta Dosku/ SCAN Tregjet online në Shqipëri karakterizohen nga shitjet e brendshme nëpërmjet rrjeteve sociale dhe dyqaneve lokale, përmes pagesave......

BB, projekt për zhvillimin e tregtisë në Shqipëri - Gonxhja: Synohet rritja e konkurrueshmërisë dhe standardeve në tregun e BE
Ernilda Luzi/ Scan Ministrisë i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Botërore, ku u diskuta......

“Çmimet e naftës mund të rriten me 20 dollarë/fuçi” - Parashikimi i Goldman Sachs, në rast shkallëzimi të tensioneve Iran-Izrael
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës mund të rriten 20 dollarë për fuçi nëse prodhimi iranian pëson një goditje si rezultat i hakmarrjes izraelite, sipas......

OpenAI vlen më shumë se 150 mld USD - Financimi prej 6.6 mld USD e vendos mes tre startup-eve më të mëdha
Kristi Ceta/SCAN Raundi i financimit të OpenAI ka përfunduar, duke i dhënë startup-it të inteligjencës artificiale një vlerësim prej 157 miliardë......