Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2024, 12:13

Ministri Petrit Malaj prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj!

Nga SCAN TV
Ministri Petrit Malaj prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm

 

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se Administrata Tatimore ka nevojë për një qasje të re menaxheriale, veçanërisht në kuadër të proceseve integruese.

Prioritet i punës do të jetë jo vetëm përsosja e performancës, cilësia e shërbimeve ndaj tatimpaguesve, por edhe garantimi i zbatimit me sukses i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, që do të shërbejë si një udhërrëfyes për miradministrimin fiskal dhe rritjen e të ardhurave.

Ministri Malaj i shprehu mirënjohjen drejtoreshës së Komanduar, Elidjana Çela, e cila do të vijojë tashmë të mbajë detyrën e Drejtoreshës së Tatimpaguesve të Mëdhenj, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga ana e tij, Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, vlerësoi besimin e dhënë dhe kërkoi angazhim të shtuar sa i përket përmirësimit administrativ, luftës kundër evazionit fiskal dhe informalitetit.

Binaj ka një karrierë të spikatur akademike dhe profesionale në fushën e Kontabiltetit. Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA), anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA), Kontabilist i Certifikuar Publik (CPA) në Kaliforni, Kontabilist i Certifikuar Global i Menaxhimit (CGMA) në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekspert i Autorizuar i Kontabilitetit (EKR) në Shqipëri.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat