Cili qark shpenzoi më shumë në vitin 2023? - Tirana kryeson renditjen. Korça e dyta në radhë, por e para për rritjen më të lartë

Xhorxhina Deda/SCAN
Sipas të dhënave të INSTAT, shpenzimet e familjeve në vitin 2023 u rritën me 3.7%, por struktura sipas grupeve nuk paraqet ndryshime thelbësore. Ushqimet zënë peshën më të madhe, pasuar nga shpenzimet për banesën, restorante e hotele dhe transporti.
Por si ndryshuan shpenzimet sipas qarqeve?
“Scan Intel”, referuar anketës së buxhetit të familjeve, ka analizuar shpërndarjen e shpenzimeve sipas 12-të qarqeve të vendit, ku në vitin 2023, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum.
Një familje shqiptare në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 108,098 lekë në muaj, ndjekur nga Korça me 91,034 lekë dhe Durrësi me 89,561 lekë në muaj. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 74,479 dhe i Kukësit me 73,225 lekë në muaj.
Referuar të dhënave rritjen më të lartë të shpenzimeve e ka shënaur qarku i Korçës me 6.6%, pasuar nga qarku i Elbasanit me 5.5% dhe ai i Vlorës me 5.4%. Ndërkohë, shpenzimet mesatare mujore në qarkun e Tiranës u rritën me 3.5%.
Qarqet që kanë regjistruar rritjen më të ulët të shpenzimeve janë Berati dhe Kukësi me nga 0.2% secili. Duket se kanë ndryshuar pozicionet e qarqeve sa i përket ndryshimit vjetor të shpenzimeve, pasi gjatë vitit të kaluar Berati regjistroi rritjen më të lartë, ndërsa Korça kishte rritjen më të ulët.
Sondazh

Më pak kërkesa për lënien e shtetësisë shqiptare - MB: Gjatë periudhës janar-gusht u regjistruan 383 të tilla
Hamit Yzeiraj/SCAN Në një periudhë ku shqiptarët shpeshherë kanë zgjedhur të emigrojnë për të gjetur mundësi më të mira jetese dhe punësimi, të dhënat......

Energjia diellore arrin 6.1% të totalit - Rritja, nga hyrja në prodhim e centraleve të rinj fotovoltaikë
Ola Mitre / SCAN Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje gjatë 8-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të......

Ministri Petrit Malaj prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj. Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se......

Shqipëria, në luftë kundër kërcënimeve kibernetike! - Balluku: Rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware
Ernilda Luzi/Scan Së fundmi, Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.......

Pekini dhe Berlini, humbësit kryesorë - BE ende nuk arrin të vendosë për tarifat shtesë ndaj EV kineze!
Edel Strazimiri / SCAN Vendet e Bashkimit Europian nuk arritën të bien dakord nëse duhet të godasin automjetet elektrike të prodhuara nga Kina (EV) me......

Energjia e rinovueshme, sektor i “artë” për investitorët - Cilat janë avantazhet dhe potencialet që ofron Shqipëria?
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm në Burimet e Rinovueshme të Energjisë, sektor i cili ofron mjaft avantazhe për......

Çfarë i pengon produktet shqiptare të konkurrojnë në BE? - Sfidat kryesore janë certifikimi me markën CE dhe kostot e testimit të cilësisë
Ledina Elezi/SCAN 1 në 2 kompani ose 55% e tyre duan të investojnë në rritjen e cilësisë së produkteve që prodhojnë, me qëllim kryesor tregtimin e tyre......

Sa e realizueshme është ambicia e Shqipërisë për t'u kthyer në një superfuqi energjetike? Analiza e DATAROOM
*Nga Kreshnik KUÇAJ Shqipëria ka shpalosur ambicien e saj që, brenda pak vitesh, të shndërrohet në një vend eksportues të energjisë. Vitet e fundit, vendi......