Inflacioni dhe papunësia, shqetësimet kryesore në rajon - Rritja e çmimeve përbën problem për qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë

Armela Duka/SCAN
Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit 2024, në një anketim që analizon sfidat kryesore të ekonomive në Ballkanin Perëndimor,rezulton se tre problemet kryesore që përballen këto vende janë rritja e çmimeve, situata e përgjithshme ekonomike, dhe papunësia.
Në të gjithë rajonin, 64% e të anketuarve vlerësojnë rritjen e çmimeve dhe inflacionin si problemin më të madh që përballet ekonomia e vendeve të tyre. Ky shqetësim është veçanërisht i theksuar në Serbi, ku 73% e qytetarëve janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve. Shqipëria është e dyta, me 71% të popullsisë që e konsideron inflacionin dhe koston e jetesës si një nga problemet më të mëdha. Ndërsa në Bosnje Hercegovinë qytetarët janë më pak të prekur nga ky fenomen ku 53% e tyre e konsiderojnë sfidë.
Një tjetër problem i theksuar nga të dhënat është situata ekonomike në përgjithësi, që është renditur si një shqetësim kryesor nga 45% e qytetarëve të rajonit. Në Shqipëri, 57% e të anketuarve e shohin gjendjen ekonomike të vendit si sfidën më të rëndësishme
Papunësia mbetet një tjetër problem i madh në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë veçanërisht Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku 40% e qytetarëve të Shqipërisë dhe 33% e qytetarëve të Malit të Zi e rendisin këtë si një nga tre shqetësimet kryesore. Kjo përqindje tejkalon edhe mesataren e Ballkanit që është 27%.
Përveç çështjeve ekonomike, siguria dhe paqëndrueshmëria politike janë dy faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Në nivel rajonal, 27% e qytetarëve janë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike. Shqipëria, megjithatë, duket se ka një nivel relativisht më të ulët të shqetësimit për këtë çështje, me vetëm 15% të popullsisë që e shohin si problem, në krahasim me vendet si Kosova (21%) apo Bosnja dhe Hercegovina (43%), ku stabiliteti politik duket se përbën një shqetësim më të madh.
E ndërsa inflacioni dhe papunësia janë problemet kryesore, disa aspekte të tjera që ndikojnë cilësinë e jetesës përfshijnë cilësinë e arsimit dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor. Në vendin tonë , vetëm 4% e të anketuarve rendisin arsimin si një problem kryesor, ndërkohë që 11% shprehin shqetësime për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Këto përqindje janë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Sondazh

Shpenzimet e familjeve u rritën me 3.7% - Rreth 40% e tyre shkon për ushqime, pesha e grupeve kryesore pati ndryshime minimale
Xhorxhina Deda/SCAN Një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, ka shpenzuar gjatë vitit 2023 mesatarisht 91,675 lekë në muaj,......

Cili qark shpenzoi më shumë në vitin 2023? - Tirana kryeson renditjen. Korça e dyta në radhë, por e para për rritjen më të lartë
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas të dhënave të INSTAT, shpenzimet e familjeve në vitin 2023 u rritën me 3.7%, por struktura sipas grupeve nuk paraqet......

Më pak kërkesa për lënien e shtetësisë shqiptare - MB: Gjatë periudhës janar-gusht u regjistruan 383 të tilla
Hamit Yzeiraj/SCAN Në një periudhë ku shqiptarët shpeshherë kanë zgjedhur të emigrojnë për të gjetur mundësi më të mira jetese dhe punësimi, të dhënat......

Energjia diellore arrin 6.1% të totalit - Rritja, nga hyrja në prodhim e centraleve të rinj fotovoltaikë
Ola Mitre / SCAN Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje gjatë 8-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të......

Ministri Petrit Malaj prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj. Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se......

Shqipëria, në luftë kundër kërcënimeve kibernetike! - Balluku: Rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware
Ernilda Luzi/Scan Së fundmi, Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.......

Pekini dhe Berlini, humbësit kryesorë - BE ende nuk arrin të vendosë për tarifat shtesë ndaj EV kineze!
Edel Strazimiri / SCAN Vendet e Bashkimit Europian nuk arritën të bien dakord nëse duhet të godasin automjetet elektrike të prodhuara nga Kina (EV) me......

Energjia e rinovueshme, sektor i “artë” për investitorët - Cilat janë avantazhet dhe potencialet që ofron Shqipëria?
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm në Burimet e Rinovueshme të Energjisë, sektor i cili ofron mjaft avantazhe për......