Shpenzimet e familjeve u rritën me 3.7% - Rreth 40% e tyre shkon për ushqime, pesha e grupeve kryesore pati ndryshime minimale

Xhorxhina Deda/SCAN
Një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, ka shpenzuar gjatë vitit 2023 mesatarisht 91,675 lekë në muaj, ndërkohë që një vit më parë, pra në vitin 2022 shpenzimet për një familje shqiptare ishin në vlerën e rreth 88 mijë lekëve në muaj. Pra, rezulton së këtë vit shpenzimet mesatare mujore janë 3.7% më të larta. Sipas INSTAT, shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 68.4 miliardë lekë në muaj.
“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat nga Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2023 për të analizuar kështu edhe shpërndarjen e këtyre shpenzimeve, ku rezulton se peshën më të madhe e zënë shpenzimet që i përkasin grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 36,349 lekë në muaj, të cilat përbëjnë përkatësisht 39.6% të buxhetin familjar. Krahasauar me një vit më parë pesha për këtë zë ka rënë me 0.1 pikë përqindje, por shpenzimet në vlerë janë rritur. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “mish dhe nënprodukte” me 18.5%, “bukë dhe drithëra” me 16.5% ndjekur nga “perime” me 16%.
Ndërkohë grupi i shpenzimeve për banesën, që përfshijnë shpenzimet për ujë, energji dhe qira arrijnë vlerën 8,904 lekë në muaj, ndërkohë që një vit më parë familjet shqiptare shpenzonin 8,640 lekë në muaj, duke konstatuar kështu një rritje me 264 lekë në muaj për vitin 2023. Pesha që ka ky grup në shpenzimet e familjeve llogaritet në 9.7%.
Përsa i përket zërit të shpenzimeve “Restorante dhe hotele”, i cili zë 7.4% të buxhetit gjithsej arrin një vlerë mesatare mujore prej 6,755 lekë në muaj.
Ashtu si në vitin paraardhës, në vitin 2022 peshën më të ulët të shpenzimeve e zënë zërat si “Argëtimi e Kultura” dhe “Arsimi” respektivisht me 2.6% dhe 3.5%. Nga analiza e të dhënave shohim se shpenzimet për pije alkolike dhe duhan zënë një peshë më të madhe se argëtimi e kultura, me 4.2%. Nëse i referohemi vetëm peshës që zënë grupet në totalin e shpenzimeve të familjeve, shohim se kanë ndryshuar shumë pak nga viti i kaluar.

Cili qark shpenzoi më shumë në vitin 2023? - Tirana kryeson renditjen. Korça e dyta në radhë, por e para për rritjen më të lartë
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas të dhënave të INSTAT, shpenzimet e familjeve në vitin 2023 u rritën me 3.7%, por struktura sipas grupeve nuk paraqet......

Më pak kërkesa për lënien e shtetësisë shqiptare - MB: Gjatë periudhës janar-gusht u regjistruan 383 të tilla
Hamit Yzeiraj/SCAN Në një periudhë ku shqiptarët shpeshherë kanë zgjedhur të emigrojnë për të gjetur mundësi më të mira jetese dhe punësimi, të dhënat......

Energjia diellore arrin 6.1% të totalit - Rritja, nga hyrja në prodhim e centraleve të rinj fotovoltaikë
Ola Mitre / SCAN Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje gjatë 8-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të......

Ministri Petrit Malaj prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj. Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se......

Shqipëria, në luftë kundër kërcënimeve kibernetike! - Balluku: Rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware
Ernilda Luzi/Scan Së fundmi, Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.......

Pekini dhe Berlini, humbësit kryesorë - BE ende nuk arrin të vendosë për tarifat shtesë ndaj EV kineze!
Edel Strazimiri / SCAN Vendet e Bashkimit Europian nuk arritën të bien dakord nëse duhet të godasin automjetet elektrike të prodhuara nga Kina (EV) me......

Energjia e rinovueshme, sektor i “artë” për investitorët - Cilat janë avantazhet dhe potencialet që ofron Shqipëria?
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm në Burimet e Rinovueshme të Energjisë, sektor i cili ofron mjaft avantazhe për......

Çfarë i pengon produktet shqiptare të konkurrojnë në BE? - Sfidat kryesore janë certifikimi me markën CE dhe kostot e testimit të cilësisë
Ledina Elezi/SCAN 1 në 2 kompani ose 55% e tyre duan të investojnë në rritjen e cilësisë së produkteve që prodhojnë, me qëllim kryesor tregtimin e tyre......