Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2024, 13:12

46 mln euro për dy projekte të reja rrugore - ARRSH hap tenderët për Fier-Fratar dhe Bërdicë-Ura e Bahçallëkut

Nga SCAN TV
46 mln euro për dy projekte të reja rrugore - ARRSH hap tenderët

Ola Mitre/SCAN

 

Me një fond limit prej rreth 4.6 mld lekë apo 46 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderët për 2 projekte të reja infrastrukturore. I pari përfshin rehabilitimin e aksit rrugor Fier – Kthesa e Patosit – Ballsh – Fratar, ndërsa projekti i dytë aksin kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut, fondet për të cilin u vunë në dispozicion me ndryshimet e fundit në buxhetin e shtetit.

Sipas dokumenteve të tenderit aktualisht rruga Fier – Fratar është në gjendje tejet të amortizuar, pasi prej vitesh nuk janë kryer investime.

“Si pasojë e zhvillimeve demografike të ndodhura në 20 vitet e fundit, kjo rrugë në disa pjesë të saj kalon në qendrat e banuara, rritja e të cilave në numër popullsie dhe mungesa e investimeve, në rrugë, ka çuar njëkohësisht edhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore”, - thuhet ndër të tjea në dokumentet e tenderit.

Ndërkaq, segmenti ku do të ndërhyhet ka një gjatësi prej 43.6 km, përfshirë qytetin e Ballshit, me gjatësi prej 0.9 km. Pjesa tjetër ndahet në 3 segmente, ku i pari nis nga Fieri, deri në Kthesën e Patosit, me gjatësi 5.9 km. Segmenti i dytë përfshin aksin kthesa e Patosit – Hyrje Ballsh, me një gjatësi 17.2 km, ndërsa i treti salje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km.

Ndërkaq, sa i takon projektit të dytë për aksin kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut, gjurma e segmentit është përcaktuar të zhvillohet mbi gjurmën e rrugës ekzistuese, por gjithsesi në zgjidhjen e re parashikohet realizimi i një ure të re, paralel me urën ekzistuese. Kjo urë do të akomodojë trafikun që lëviz në drejtimin e Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të shërbejë vetëm për trafikun që lëviz në drejtimin e Shkodrës.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat