Mercedes-Benz largohet nga Rusia - Aksionet do i shiten investitorëve vendas

Mercedes-Benz konfirmoi se do të tërhiqet nga tregu rus dhe do t'i shesë aksionet në filialet e tij të shërbimeve industriale dhe financiare një investitori vendas, duke u bërë prodhuesi më i fundit i makinave që largohet nga vendi.
Nissan i Japonisë, këtë muaj pësoi një humbje prej 687 milionë dollarësh duke ia dorëzuar biznesin e tij në Rusi një enti shtetëror për një euro, duke pasqyruar një lëvizje të mëparshme nga Renault që shiti shumicën e aksioneve në Avtovaz të Rusisë për një rubël. Dega e Mercedes-Benz në Rusi tha se aksionet në filialet lokale do t'i shiten zinxhirit të tregtarëve të makinave Avtodom.
Shefi Financiar i Mercedes, Harald Vilhelm, ndërsa prezantoi rezultatet e tremujorit të tretë, tha se transaksioni nuk pritej të shkaktonte ndonjë efekt tjetër domethënës kur bëhet fjalë për përfitimin dhe pozicionin financiar të grupit, përtej atyre të raportuara në tremujorët e mëparshëm.
“Rezultati përfundimtar i transaksionit është subjekt i miratimit të autoritetit dhe zbatimit të kushteve të kontraktuara”, shtoi ai.
Si Nissan ashtu edhe Renault përfshinin klauzola të kthimit për një periudhë gjashtë-vjeçare. E përditshmja ruse ‘Vedomosti’ citoi një burim i cili thoshte se marrëveshja me Mercedes mund të përfshijë një klauzolë të ngjashme.
Një zëdhënës i Mercedes tha se 15% e aksioneve të kompanisë të prodhuesit rus të kamionëve Kamaz nuk do të ndikoheshin nga transaksioni i synuar dhe duhet t'i transferoheshin Daimler Truck këtë vit siç ishte planifikuar.
Mercedes pezulloi prodhimin në Rusi në fillim të marsit.
Shoqata e Bizneseve Europiane (AEB) tha se 9.558 automjete Mercedes u shitën në Rusi nga janari në shtator, 72.8% më pak se një vit më parë.
SCAN
Sondazh

Qeveria Meloni votëbesohet në parlament - “Synojmë t'i japim vendit një të ardhme me më shumë liri, drejtësi, mirëqenie e siguri"
Në orët e para të së mërkurës qeveria e re e Italisë e kryesuar nga Giorgia Meloni ka marrë votëbesimin e 235 parlamentarëve në Dhomën e Deputetëve. Pa fshehur......

Berlini firmos marrëveshjen me Pekinin - 24.9% e portit të Hamburgut i jepet kinezes “Cosco”
Qeveria gjermane e Olaf Scholz ka firmosur marrëveshjen për hyrjen e sipërmarrjes shtetërore kineze Cosco në portin e Hamburgut. Cosco ka blerë 24.9% të......

Shtatori rrit kreditimin në Eurozonë - Por, BQE paralajmëron për një tremujor të katërt më të “ngurtë”
Huadhënia e bankave për kompanitë e eurozonës u përshpejtua më tej në shtator, duke zgjeruar kreditimin më të madh të sektorit në më shumë se një dekadë,......

Sunak, konfirmon Hunt në krye të financave - Kryeministri i ri britanik “rrethon” veten me njerëz besnikë
Kryeministri i Britanisë së Madhe emëroi ministrat e kabinetit të tij qeveritar pasi zëvendësoi Liz Truss në këtë post. Me emërimet e reja, Rishi Sunak ka......

Dollari, në nivelin më të ulët në 3 javë - Paundi dhe euro zgjerojnë fitimet, në fokus takimi i BQE të enjten
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit në sesionin e sotëm, për shkak të shenjave të tjera për ngadalësimin e ekonomisë......

Më shumë shqiptarë po përjetojnë stres në punë - Sipas Gallup, jemi të parët në Ballkan. Rritje me 14% në muajin tetor
Niveli i stresit në punë në vendin tonë është rritur më tej teksa shqiptarët kanë pohuar se ky element i shoqëron cdo ditë. Sipas raportit të Indeksit të......

Zbulohet mashtrimi me bursat online - Operacion i përbashkët Itali-Shqipëri. Qindra italianë të mashtruar humbën mbi 3 milion euro
Qindra qytetarë italianë janë mashtruar nga një organizatë kriminale, e cila vepronte në Shqipëri dhe premtonte fitime të lehta përmes tregtimit online në......

Pas 7 vitesh, energji nga inceneratori - Pas caktimit të çmimit nga ERE, raportohen të dhënat e para të prodhimit
Për herë të parë që nga nisja e djegies së mbetjeve, inceneratori i Elbasanit raporton sasinë e energjisë së prodhuar e të hedhur në rrjetin e shpërndarjes.......