Shqipëria Postuar më 26 Tetor 2022, 14:19

Më shumë shqiptarë po përjetojnë stres në punë - Sipas Gallup, jemi të parët në Ballkan. Rritje me 14% në muajin tetor

Nga SCAN TV
Më shumë shqiptarë po përjetojnë stres në

Niveli i stresit në punë në vendin tonë është rritur më tej teksa shqiptarët kanë pohuar se ky element i shoqëron cdo ditë. Sipas raportit të Indeksit të Emocioneve 2021/2022 të kompanisë analitike dhe këshilluese amerikane me qendër në Uashington, “Gallup”,  pas një anketimi me një grup rreth 1000 persona , 59% e tyre kanë pohuar se stresi ka mbizotëruar mbi ndjesitë e mira apo positive.

Një muaj më parë ky factor ka qenë në nivelin 45% duke treguar se shqiptarët cdo ditë e më shumë po përjetojnë dhe pranojnë se ndihen të stresuar në punën që bëjnë.

Në nivel Europe Shqipëria renditet në top dhjetëshen përsa i përket stresit ndërsa në nivel Ballkani, Shqipëria është e para e pasuar nga Serbia, Kosova etj.

Në rang global shifrat tregojnë se në Afganistan dhe Liban ndodhen qytetarët më të stresuar në punë, ndërsa në Uzbekistan dhe Kazakistan këto vlera janë ndër më të ulëta

Gallup shpjegon në rang global se eliminimi I stresit dhe një pagë e mirë dhe solide do të plotësonte nevojat e qytetarëve. Nëpërmjet këtij indeksi kompania analitike Gallup mat cdo ditë pesë përvojat negative si zemërim, stres, trishtim, dhimbje fizike dhe shqetësim të rreth 160 vendeve në të gjithë botën.

Të dhënat e referuara periudhës së pandemisë flasin edhe për një tjetër element atë të vetmisë. Sipas Gallup 330 milion të rritur qëndrojnë rreth dy javë pa folur me një mik apo anëtar të familjes, duke kufizuar veten për një mundësi për t’I kërkuar ndihmë dikujt.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat