Shqipëria Postuar më 26 Tetor 2022, 13:43

Pas 7 vitesh, energji nga inceneratori - Pas caktimit të çmimit nga ERE, raportohen të dhënat e para të prodhimit

Nga SCAN TV
Pas 7 vitesh, energji nga inceneratori - Pas caktimit të çmimit nga

Për herë të parë që nga nisja e djegies së mbetjeve, inceneratori i Elbasanit raporton sasinë e energjisë së prodhuar e të hedhur në rrjetin e shpërndarjes. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, në muajin gusht impianti prodhoi 6,792 Mwh energji, një sasi më e madhe se të gjithë impiantet diellorë që gjenerojnë aktualisht energji.

Impianti Perpunimit te Mbetjeve Urbane te Qarkut Elbasan nisi funskionimin në vitin 2016, teksa kompania koncesionare ka pretenduar vazhdimisht që energjia është prodhuar dhe hedhur në rrjet, por problem ka qenë përcaktimi I çmimit nga ana e Entit Rregullator të Energjisë. Ky hap u finalizua në korrik të këtij viti, kur pas disa refuzimesh, ERE miratoi çmimin, me të cilin do të shitet energjia elektrike që prodhohet nga djegia e mbetjeve në këtë impaint.

Referuar vendimit, çmimi  është 5.77 lekë/kwh, ndërsa merr në konsideratë shpenzimet vjetore të operimit, normën e fitimit dhe prodhimin vjetor të energjisë elektrike të parashikuar. Miratimi erdhi pas ndërhyrjes së Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë, që në fillim të muajit qershor I kërkoi ERE-s trajtimin e kërkesës së “Albtek Energy”, sipas një metodologjie të bazuar në kostot e operimit të impiantit, sipas dispozitave ligjore dhe kompetencave të ERE-s. Përcaktimi i kësaj metodologjie ishte pengesa për caktimin e çmimit, teksa vazhdimisht ERE i kërkonte ministrisë përcaktimin e saj për shkak të rastit specifik që përfaqësonte ky impaint.

Kjo pasi ai ka një fuqi të instaluar prej 2850 KW, pra mbi kufirin 2 MW, që ligji i ngarkon Entit Rregullator të Energjisë detyrimin për të përcaktuar çmime të shitjes së enegjisë.  Në mungesë të përcaktimit të metodologjisë, përplajsa mes ERE-s dhe kompanisë mbajtëse të kontratës së partneritetit publik-privat “Albtek Energy” përfundoi në gjykatë. Gjithsesi, edhe licencimi I inceneratorin e Elbasanit në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike u mor në muajin maj të këtij viti me procedurë të përshpejtuar, pas kërkesës së bërë nga shoqëria “ECO – ELB”, që ka deklaruar se ndodhet në kushtet e situatës emergjente.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat